in

U gjetën copat e aeroplanit të rrëzuar

 

Në bord ishin 62 pasagjerë dhe ekuipazhi

Autoritetet indoneziane thanë se zbuluan sinjale nga dy vende në Detin Java që vinin nga kutia e zezë e një aeroplani të rrezuar. Ekipet e shpëtimit gjetën pjesë të trupit të njeriut dhe pjesë të avionit.Në aeroplanin e zhdukur kishte 62 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.”Unë kam besim se do ta gjejmë avionin shumë shpejt”, tha një anëtar i Forcës Ajrore Indoneziane të përfshirë në kërkim, duke theksuar se ata besojnë se pak a shumë e dinë vendndodhjen e rrëzimit.Kërkimi për avionin është përqendruar në zonën më të gjerë të ishujve Laki dhe Lancang ku thellësia e detit është midis 20 dhe 23 metra.Deri më tani, janë zbuluar disa pjesë, si dhe bagazhet e pasagjerëve të zhdukur, por edhe eshtrat e disa prej tyre.Ekuipazhi i aeroplanit nuk dërgoi asnjë thirrje për ndihmë kështu që gjetja e kutive të zeza do të jetë thelbësore në përcaktimin e shkakut të rrëzimit të Boeing 737.  

Lini një Përgjigje

Rama bëri vizitë në Greqi, para se zyrtarisht ta dorëzonte detin!

Shkaqet e aksidenteve në trafik: bora, ngricat, shkujdesi…