in

U EKZEKUTUA EDHE 20 VJEÇARJA, HADIS NAJAFI

Sipas “Iran Human Rights,” deri me tani janë vrarë 50-76 persona

Në Iran, një javë pas vrasjes brutale të gruas së re, Mahsa Amini, dje u ekzekutua me 6 plumba në gjoks e fytyrë vajza 20 vjeçare, Hadis Najafi. 

Hadis doli në demonstratë pa shami dhe e veshur me elegancë (shih videon). Flijimi i saj bëri që ajo të bëhet simboli i dytë i këtyre protestave, të cilat nuk kanë të ndalur në Iran.

Sipas “Iran Human Rights,” deri me tani janë vrarë 50-76 persona, në 80 qytetet ku janë zhvilluar protestat.Po protestohet për barazi gjinore, për liritë më të natyrshme dhe më elementare të njeriut. Po protestohet kundër ligjeve antinjerëzore që kanë sjellë ajatollahët e Iranit – këto specie të qelbura qëmoti.Vajza me emrin e bukur, Hadis, në këtë video përshëndetet për të fundit herë me njerëzimin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Fundi i Putinit, ose Rusia do zhytet në diktaturë totale

Avokatja kërkon që në Shqipëri burrat të martohen me shumë gra!