“Zjarri shpërtheu sot në mëngjes”, tha kirurgu Pramod Khandate i Spitalit të Përgjithshëm të Qarkut Bhandara në Maharashtra.
Dhjetë të sapolindur u vranë në një zjarr të madh në një spital në Maharashtra, shteti më i pasur i Indisë. “Zjarri shpërtheu sot në orën 2 të mëngjesit”, tha kirurgu Pramod Khandate i Spitalit të Përgjithshëm të Qarkut Bhandara në shtetin perëndimor Indian.
Shtatë nga 17 fëmijët në repartin e foshnjave u shpëtuan, tha Khandate për agjencinë e lajmeve ANI.Kryeministri i Maharashtrës Uddhav Thakre ka urdhëruar një hetim për shkakun e zjarrit.”Tragjedia në Bhandara, në Maharashtra, godet zemrën. Ne kemi humbur jetë të çmuara”, shkroi kryeministri Narendra Modi në Tuitter.
“Mendimet e mia janë me familjet e pikëlluara. Shpresoj që të plagosurit të shërohen shpejt,” shtoi ai.Shumë politikanë të tjerë, duke përfshirë udhëheqësin e opozitës Rahul Gandhi, gjithashtu shprehën hidhërimin.