Ishte e pritshme zhvendosja e festivalit në Tiranë, sepse ne e refuzuam, adminstrata bëri marrëzi të pafundme.
Mos mbajtja e festivalit “Suni Hill” me Dua Lipën dhe me disa nga këngëtarët më të famshëm në botë, i dëshpëroi pjesën më të madhe të shqiptarëve në Kosovë. S’ka arsyetim për mos mbajtje, por ka marrëzi e kryeneçësi të administratës, apo është ndonjë hile tjetër talibançe.
Dua Lipa me Suni Hill ishte ambasadorja më e fuqishme e Kosovës, mburrja dhe krenaria jonë, ndërsa ne e dëbuam. Prandaj s’kemi pse na mbetet hatri, në Tiranë e vlerësuan. Fundja Tirana e jona është, por na e pati ëndja që Dua të këndonte në Prishtinë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se fitimi që Tirana do ta ketë nga organizimi i “Sunny Hill” pritet të jetë 40 deri në 50 milionë euro.
Humbja morale që e pësoi shteti i Kosovës me mos ardhjen e Dua Lipës është e pallogaritshme sa ta marrim kujën. Athua e kuptojnë ata që e dëbuan?


