in

Turqia furnizon Serbinë me dronë vrasës, Majko: Do ta mbajmë shënim

 

 “Ne kemi tre marrëdhënie strategjike, por Turqia ka një distancë, por e konsiderojmë të afërt. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, e di, secilido e kupton se ne mbajmë shënim në marrëdhëniet shqiptare turke, kjo regjistrohet, kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha ai

Turqia është një nga tre aleatët strategjikë të Shqipërisë, por në datë 6 Tetor në media doli lajmi se Ankaraja do të furnizojë me dronë vrasës Serbinë. Pandeli Majko, ministri i Diasporës i ftuar në Radarin Informativ në ABC, u shpreh se populli shqiptar do ta mbajë shënim këtë veprim të Turqisë.

“Ne kemi tre marrëdhënie strategjike, por Turqia ka një distancë, por e konsiderojmë të afërt. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, e di, secilido e kupton se ne mbajmë shënim në marrëdhëniet shqiptare turke, kjo regjistrohet, kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha ai.

I pyetur nëse një gjë e tillë e shqetëson, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia”. Më tej ai shtoi se “Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë. Ata (Kosova) nuk kanë tjetër veç nesh dhe nuk kemi tjetër përveç atyre” tha ai.

Lini një Përgjigje

Maqedoni e Veriut, 1.064 të infektuar me COVID-19, 25 të vdekur

7 viktima, 490 raste të reja me COVID-19 në 24 orë në Shqipëri