Ndue Ukaj
Vendim i Komunës së Prishtinës për ta kthyer hamamin e Prishtinës në një muze kushtuar Sulltan Mehmetit II tregon një fakt të trishtë: plot shqiptarë e kanë thellë në zemër pushtimin osman dhe e bartin këtë trashëgimi si mendësi.Ky vendim tregon diletantizmi kulturor, por është edhe pasojë e sentimenteve pro osmane të një pjesë të shoqërisë sonë dhe gjithsesi i ngjyrë në interesa të pastër gjeostrategjike të Turqisë së sotme që na trajtojn si mbetje osmane.Sulltan Mehmeti II, ashtu sikur gjithë sulltanët tjerë, në tokat shqiptare kanë shkaktuar vuajte, shkatërrime e vrasje pafund dhe tokat tona për pesëqind vjet u lanë të shkreta, të lara në gjak e të mbuluara nga padija.
Vendi ynë, viteve të fundit është treguar tepër i pakujdesshëm për kulturën dhe trashëgiminë e vërtetë para osmane dhe atë të historisë së re të Kosovës, por i ka dhënë peshë e jehonë të pafund trashëgimisë osmane, gjë që ka shkaktuar edhe probleme serioze në imazhin e vendit tonë.Pa dyshim edhe kjo trashëgimi duhet të ruhet, sepse është e Kosovës dhe në Kosovë, por s’duhet të trajtohet me prioritet sepse s’është tipike e jona dhe tendenca për ta bërë prioritet është përbuzje e rëndë ndaj historisë sonë dhe ka prapavija të rrezikshme politike; është zgjatim i ideologjisë erdoganiane.
Ne s’ mund të jemi edhe me Sulltan Mehmetin II edhe me Pjetër Bogdanin. Sepse, pasardhësit e këtij sulltani në mënyrën më barabare të mundshme e kanë zhvarrosë Bogdanin dhe trupin e tij ua kanë hedhë qeneve në rrugët e Prishtinës, kurse Turqia për këto krime asnjëherë s’ka treguar respekt e lë më të kërkojë falje.
Ne s’ i kemi bërë një monument Bogdanit e këndej investojmë qindra mijëra euro për t’ i nderuar ata që na dhunuan e vranë.


