Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, që njihet si Trusti Pensional, ka njoftuar se aplikimi për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve nga kontributdhënësit mund të bëhet vetëm online.
Përmes një njoftimi në rrjetin social, ky fond ka theksuar se tërheqja e 10 për qind të kursimeve është dekretuar sot, si pjesë e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.
“Aplikimi për tërheqje të 10 për qind do të bëhet vetëm online dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në Trusti. Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes së 10 për qind dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.