in

Trupi i kinezes së re gjendet në një valixhe në pyjet e Greqisë

 

 Trupi i pajetë i një gruaje 38-vjeçare nga Kina u gjet në një valixhe në një pyll të Greqisë. Ajo është identifikuar Qiu Yun Lin ndërkohë që mediat greke raportojnë se ishte zhdukur në datën 17 Tetor nga zona e Metaxourgeio.

Trupi i saj u pikas nga gjuetarët të martën në mbrëmje dhe policia arriti ta identifikojë nga shenjat e gishtave.

Ditën e zhdukjes ai kishte veshur këpucë të zeza, xhinse, xhaketë të zezë dhe kishte një çantë ngjyrë kafe.

Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se trupi i përkiste një gruaje rreth 35-vjeç.

38-vjeçarja nga Kina ishte parë për herë të fundit në një qendër tregtare në qendër të Athinës.

Policia ka vazhduar kërkimet për autorët e vrasjes së saj. Nga dyshimet paraprake, gruaja mund të jetë mbytur dhe më pas është futur në valixhe.

Lini një Përgjigje

Një goditet me “plumb qorr”, tjetri humb dorën nga mjetet piroteknike

Në Evropë, Nata e Vitit të Ri kaloi pa festë në sheshe dhe rrugë