Pas sulmit në Nicë, reagime ka pasur edhe nga liderët tjerë botërorë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të enjten shprehu solidaritet me Francën, duke kërkuar ndaljen e sulmeve terroriste. “Zemrat tona janë me njerëzit e Francës. Amerika qëndron me aleatin tonë më të vjetër në këtë luftë”, shkroi Trump në Twitter.
“Këto sulme radikale islamike terroriste duhet të ndalen menjëherë. Asnjë vend nuk mund ta durojë gjatë!”, ka shkruar Trump.
Sulmin e kanë dënuar edhe Kombet e Bashkuara, liderët e Izraelit dhe ata të vendeve arabe.