Fushata e Presidentit Donald Tramp ka paguar 3 milion dollarë për një rinumërim votash në dy qarqe që anojnë rëndë kah ana e demokratëve, duke thënë të mërkurën se ato ishin vendi i “parregullsive më të këqija”.
Në këto qarqe të cilat Tramp i zgjodhi për rinumërimin, demokrati Joe Biden mori 577.455 vota krahasuar me 213.157 për Tramp. Në votimin e përgjithshëm të këtij shteti, bazuar në rezultatet e dhëna nga të gjitha qarqet, Bajden ka fituar me 20,608 vota epërsi.
Trampi akuzon se janë bërë parregullsi në disa raste, si plotësimin e disa të dhënave si adresa nga nëpunësit në vend të votuesve. Akuza tjera që bëhen nga kampanja e Trampit janë se votuesit demokrat janë udhëzuar nga nëpunës të shtetit që i përkasin kësaj partie se si t’i ikin paraqitjes së ID-ve duke u deklaruar se janë të “izoluar” në shtëpi, si dhe dhënia e fletëve të votimit atyre që nuk i kanë kërkuar duke thyer ligjin e këtij shteti.
Por udhëzimet nga Komisioni Zgjedhor i Uiskonsin të vendosura që më 2016 thonë se nëpunësit e kanë këtë të drejtë nëse bazohen në informacione të besueshme. Ata gjithashtu thonë se Tramp duhet të paraqesë fakte e dëshmi nëse kanë ndodhur mashtrime të këtilla.
Rinumërimi, pasi që të miratohet edhe zyrtarisht nga kryetari i komisionit zgjedhor, mund të fillojë që këtë të enjte por jo më vonë se të shtunen. Ato duhet të përfundojnë me 1 dhjetor.
Rinumërimet në Uiskonsin, por edhe në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës, historikisht kanë rezultuat me shumë pak ndryshime të votave. Një rinumërim presidencial i vitit 2016 në Uiskonsin i dha Trampit 131 vota shtesë.
Trampi fitoi në Uiskonsin me më pak se 23,000 vota, dhe kundërshtoi rinumërimin e votave të ngritur nga kandidatja e Partisë së Gjelbër Jill Stein. “Populli ka folur, dhe zgjedhjet kanë mbaruar”, tha Tramp asokohe. “Ne duhet ta pranojmë këtë rezultat dhe pastaj të shohim drejt së ardhmes.”
Grupe pro-Tramp u përpjekën në atë kohë për të ndaluar rinumërimin, me arsyetimin se një rinumërim votash në Uiskonsin mund të “hedhë dyshime të pajustifikuara mbi legjitimitetin e fitores së Presidentit të Zgjedhur Donald J. Tramp” duke paraqitur rastin para gjykatës federale.
Megjithatë gjykatësi nuk morri vendim pro çështjes, duke vërejtur se rinumërimi nuk kishte pothuajse asnjë shans për të ndryshuar rezultatin.
“Votimi përfundimtar i Uiskonsin ka mbaruar dhe qëllojani se çfarë ka ndodhur – fituam 131 vota shtesë,” shkroi Tramp asokohe në Tëitter pas rinumërimit. “Partia Demokrate dhe të Gjelbërtit mund të pushojnë tani. Mashtrues!”