in

Trump nuk dorëzohet: përgatitet për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump një javë pasi media amerikane deklaroi fitoren e demokratit Joe Biden, refuzon të pranojë humbjen.

“Shtëpia e Bardhë po përgatitet për mandatin e dytë të Donald Trump”, tha Peter Navarro, këshilltar ekonomik i miliarderit republikan, i cili refuzon të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

“Ne vazhdojmë të punojmë në Shtëpinë e Bardhë me supozimin se Trump do të ketë një mandat të dytë”, tha Navarro në kanalin Fox Business.

“Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme të kuptojmë se duam fletëvotime të verifikuara dhe një hetim mbi numrin në rritje të raporteve të mashtrimit të dëshmitarëve që kanë nënshkruar deklaratat e betimit”, shtoi ai.

Donald Trump ende, gati një javë pasi media amerikane deklaroi fitoren e demokratit Joe Biden, refuzon të pranojë humbjen.

Lini një Përgjigje

Kosova që aspiron integrimin në BE, të bëjë përgatitjet për sfidat që na presin

Si po e menaxhojnë japonezët valën e tretë të coronavirusit?