in

Trump mohon se e ka pranuar fitoren e Bidenit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mohuar se e ka pranuar fitoren e rivalit të tij, Joe Biden, në zgjedhjet e 3 nëntorit. Më herët përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai për herë të parë shkroi: “Ai fitoi, sepse zgjedhjet u manipuluan”.

Kjo ishte hera e parë që Trump përmendi fitoren e kundërkandidatit të tij, duke nxitur reagime se ky është një sinjal që ai po e pranon fitoren e Bidenit.

Por, përmes një postimi tjetër, Trump tha se “ai nuk ka pranuar asgjë“.

“Ai ka fituar vetëm në sytë e mediave që prodhojnë lajme të rreme. Nuk kam pranuar asgjë. Kemi një rrugë të gjatë përpara. Këto kanë qenë zgjedhje të manipuluara“, shkroi Trump.

Lini një Përgjigje

Varreza e krishterë ilire -arbërore e Carrallukës së Istogut

Gjatë 24 orëve, 13 viktima e 501 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë