in

Tri këmbësore pësuan nga goditja e veturës në Prizren

Një shofer ka goditur me veturë tri këmbësore në Prizren, që shkaktoi lëndime tuporeRasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Policia gjithashtu ka njoftuar se viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës godet tre këmbësore, viktimat kosovare. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Shkaqet e aksidenteve në trafik: bora, ngricat, shkujdesi…

Hyjnesha e mjekësisë Hygia në Dardani