in

Tre vëllezërit e shquar të Ballkanit!

Nga Sherif Ramabaja

 Legjendat tregoheshin përpara me një stil, që zgjonin kureshtjen e dëgjuesit apo lexuesit. Dikush si merrte fare për të vërteta, dikush me hamendje i pranonte si gjysmë të vërteta dhe të tretët, i merrnin krejtësisht trillime. Por ne shqiptarët, po e përjetojmë edhe një legjendë të gjallë të këtij shekulli.

 Kemi tre vëllezër, tre hero, tre skifterë, tre arinjë, tre legjenda:  Ramën, Abaz (0) viçin dhe Vuçiqin, të cilët e kanë futur në dorë Ballkanin.

Rama me qeverisjen e Rilindjes dhe partisë së tij PS, e ka sjell Shqipërinë pranë shpopullimit dhe falimentimit. Tash së fundi ka specializuar që të merret edhe me tritol dhe po rrënon e shkatërron gjithçka që i del përpara. Kur këto ditë s´kishte se çka të rrënonte, u nxu edhe me ambasadoren amerikane zonjën Kim, e cila po lufton ta shpëtoi sistemin e drejtësisë SPAK nga kapja mafioze. Por mesia (Rama) doli në skenë, duke i nda leksion zonjës Kim se ambasada dhe ambasadorja, nuk mund të vendosin për përzgjedhjen e personelit tonë në SPAK.

 Fjali me sinjal të fuqishëm dhe me domethënie të prerë. Unë jam këtu. Unë marr vendime në vendin tim. Autokratët dhe diktatorët nuk lejojnë përçmim.

Vëllai i Ramës, Abaz (0) – viçi momentalisht ende kryeministër i Malit të Zi ( që shqiptarët ishin gëzuar pa masë, tre kryeministra shqiptar) po i mbron interesat e Serbisë dhe të Rusisë në rajon. Këtë ai e vulosi me nënshkrimin e marrëveshjes që e bëri me kishën ortodokse serbe.

Dhe për t´u hyrë në hatër vëllezërve të vetë Ramës dhe Vuçiqit, iu bashkua misionit të tyre për Ballkanin e Hapur, që në realitet simbolizon botën serbe, ose ish Jugosllavinë, që ishte varr për shqiptarët.

Malazezët për të shpëtuar nga kthetrat e Serbisë dhe Rusisë ia morën mandatin Abaz (0) – viçit, por ai para se ta dorëzoi mandatin, dëshiron ta fundos kryetarin malazez Gjukanoviq, duke e themeluar qeverinë pro serbe, nën urdhërat e Vuçiqit.

Vëllai i tretë Vuçiqi, është botë enigmatike në vete. Ai është i paparashikueshëm, i komplikuar, tinëzar, perfid dhe tejet i rrezikshëm.

 Shumë e krahasojnë me Goebbels – in i Hitlerit, ishte ministri i propagandës i kryekriminelit Miloseviq, person që ulet në dy e më shumë karrige, manipulues, autokrat e diktator. Disa e quajë i sëmur psikik, paranoik, skizofren etj.

Po ashtu është person që e ka iniciuar Ballkanin e Hapur dhe pas vetes nën komandë i ka edhe dy vëllezërit e tij, që si synim përfundimtar e kanë për për ta themeluar botën serbe, njësoj sikurse Putini, botën ruse.

Vuçiq po ashtu Serbinë e mban nën kthetrat e tij shkaku i Kosovës, sepse kështu e ruan edhe pushtetin e vetë. Është aq perfid dhe dinak duke e bindur popullin se ndodhet nën presion të madh, po do ia dal u thotë. Më pas kur e gjitha kalon, e merr rolin e shpëtimtarit.

Me bashkësinë ndërkombëtare dhe me EU manipulon dhe loz si macja me miun. Nuk lejoj ta poshtëroni Serbinë u thotë.

 Për ta mbajtur pushtetin  i duhen kriza: e rrezikon paqen në Bosnje, herë në Mal të Zi, e tash së fundmi këtë po e bënë në Kosovë, duke i përdor serbët e veriut mish për top, për interesin e tij personal.

Pyetje e thjeshtë po delikate është se si Ballkani Perëndimor të shpëtoi nga këta tre vëllezër, që popujt e këtij rajoni po i mbajnë peng.

Që të tre përdorin të njëjtën taktikë, të njëjtën strategji dhe të njëjtin veprim. Në të njëjtën kohë e lozin rolin e viktimës dhe të shpëtimtarit.  

Lini një Përgjigje

Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit, anulohen të gjitha fluturimet

Kur vdes një serb