Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Rubik ku tre pjestarët e familjes Cara kane nderruar jete nga covid.
Brenda një jave sëmundja i ka marrë jetën kryefamiljarit Hamit Cara, bashkëshortes së tij Dushe Cara dhe djalit të tyre të vetëm, Arben Cara.
Fillimisht ka humbur jetën kryefamiljari Hamit Cara, 75 vjeç një ditë më pas djali Arbeni dhe më pas bashkëshortja e Hamitit, Dushe Cara, 73 vjeçe.
Dhimbja ka tronditur jo vetëm fisin Cara, por mbarë opinionin për goditjen e rëndë që i ka dhënë një familjeje të vetme brenda pak ditësh.
Shifrat e infektimeve po rriten dita ditës, ndërkohë që ditën e djeshme kanë humbur jetën brenda 24 orëve, 21 persona ndërkohë që janë infektuar 780 të tjerë. a.b
/DRONI.al/