Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen të dyfishtë nga mandati si deputet dhe kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka njoftuar dorëheqjen e tij me anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Doshi në letër shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri.
Nëse Doshi do të fitojë mandatin në Shkodër, pas dorëheqjes të tij, mandatin e deputetit e merr kandidati i dytë në listë.