in

Theret një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Një person është therur me thikë pas një mosmarrëveshje.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu për Klan Kosova tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në lagjen Dardania në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”.

 

Lini një Përgjigje

Kamberi: BE-ja i ka mbyllur sytë ndaj politikës antishqiptare të Vuçiqit

Mustafi: Keqpërdorimi i ligjit në Serbi për përndjekjen politike të shqiptarëve