in

Tetova pa asnjë zbukurim festiv, a është normale?!

Tetova pa asnjë zbukurim festiv, a është normale?!

Xhemal Ahmeti

Të kalosh në Tetovë duket sikur nuk ka atmosferë të vitit të ri. Qyteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ka vendosur thuajse asnjë zbukurim në rrugët e qytetit, ndërsa pema simbol e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mungon.

Diçka e tillë të lë nje shije jo shumë të mirë kur mendon se Krishtlindjet kaluan, ndërsa Viti i Ri është vetëm pak ditë larg. Disa prej komenteve në rrjetet sociale mes tetovarëve e cilësojnë diçka të tillë me prapavijë fetare.

Tetova është një qytet me më shumë popullsi muslimane dhe nisur nga diçka e tillë mund të jenë shmangur dhe zbukurimet. Diçka e tillë vështirë të besohet, por nëse është realisht e tillë, është skandaloze, pasi i privon fëmijët të shijojnë një prej periudhave më të bukura të vitit.

Sheshi i Komunës së Tetovës këtë vit nuk do të dekorohet për festat e fundvitit, mjetet financiare të parapara për këtë do të shkojnë në luftën me virusin korona dhe programe sociale ka shprehur Komuna e Tetovës, por a është normale diçka e tillë?

Lini një Përgjigje

Katër ushtarë pakistanezë vdesin nga rrëzimi i helikopterit

Lajçak: S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa u diskutuar edhe statusi