in

Terroristi shqiptar që u vra për islam!

DAMASK- Terroristi shqiptar Abdul Rahman Belja, i njohur edhe me emrin Kaled al-Albani, është vrarë në veri të Sirisë. Sipas gazetarit sirian Mohamed Daba, terroristi u vra nga një snajper i Ushtrisë Arabe Siriane në provincën Idlib.

Belja ishte një nga komandantët e grupit shqiptar që luftonte kundër ushtrisë siriane në veri të vendit. Ai shkoi në Siri nga Maqedonia e Veriut në vitin 2013 dhe iu bashkua grupit shqiptar të themeluar nga Abu Qatada al-Albani. Ai dyshohet se fillimisht luftoi për Shtetin Islamik, më pas dezertoi në grupin operativ Hayat Tahrir al-Sham, një grup islamik që u krijua nga “riemërtimi” i Al Nusra.

Lini një Përgjigje

Korrupsion: Kush është Blerim Hoxha dhe si lidhet ai me Baton Haxhiun?

Gafa e Policisë së Tiranës, aktori nga Kosova tregon se i terrorizuan për 10 orë