in

Terroristi i Zelandës së Re i pakënaqur me kushtet në burg

Australiani që e kreu sulmin e tmerrshëm në dy xhami të Zelandës së Re do të paraqesë ankesë ligjore rreth kushteve të burgut në gjykatën e lartë të këtij shteti.

Brenton Tarrant, i cili vitin e kaluar u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 51 personave dhe një akuzë për terrorizëm, do të paraqitet në një seancë gjyqësore në Auckland të enjten, shkruan The Guardian,

Ai ka kërkuar rishikim juridik, i cili ka të bëjë me shqyrtimin nëse vendimet janë marrë sipas ligjit. Tarrant nuk do të ankohet kundër dënimit dhe seanca nuk ka të bëjë me rezultatin e rastit kriminal apo akuzën për terrorizëm.

Sipas informatave që gjykata ia ka ofruar gazetës britanike, The Guardian, vrasësi dëshiron që të shqyrtohen vendimet e marra nga Departamenti Korrektues për kushtet në burg.

Sulmuesi po mbahet në një burg në Auckland, me kushte të rrepta të burgimit dhe pak linja komunikimi me botën e jashtme.

Në sulmin e 15 marsit 2019, ky person vrau 44 njerëz në xhaminë “Noor” gjatë lutjeve të së premtes para se të shkonte në xhaminë “Linwood”, ku vrau shtatë të tjerë. Ai u deklarua fajtor për 51 vrasje, 40 tentim-vrasje dhe për një akuzë për terrorizëm. U dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë të faljes së dënimit më vonë.

Lini një Përgjigje

Studentët rusë paguajnë çmim të shtrenjtë për protestat politike

Kur klerikët bëjnë politikë, ndërsa politikanët dua