in

Tërmeti godet Maqedoninë e Veriut, ndihet edhe në Kosovë e Shqipëri

Tërmeti me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter goditi Maqedoninë e Veriut. Por lëkundjet u ndien edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.

Mësohet se tërmeti kishte si epiqendër fshatin Leunovë, 17 kilometra në jugperëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.

Sipas raportimit të medieve atje deri tani nuk ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Lëkundjet janë ndier edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Si do të jetë moti sot në Kosovë

YIHR: Rajko Kozlina e ka vendin në burg, jo në ushtrinë serbe