Shkruan av. Zanfir Kryeziu
Me dt.18.04.2023 është zyrtarizuar kërkesë/propozimi i Shoqates Mbarëkombëtare “Bytyqi”me seli në Tiranë, i mbështetut nga shoqata “Nikaj-Mërtur” poashtu me seli në Tiranë, drejtuar Ansamblesë dhe Kryetarit të Komunës së Gjakovës për miratimin e lejes për vendosjen e bustit të Gani Beg Kryeziut në Gjakovë.
Në arsyetimin e kërkesë/propozimit në mes tjerash thuhet: Figura patriotike dhe atdhetare e Gani Beg Kryeziu që siç dihet vjen nga një familje e madhe dhe emblematike e qytetit të Gjakovës, familje e cila ka patur peshën e saj në shumë raste vendimtare në jetën ekonomike, intelektuale, politike dhe tradicionale të Gjakovës, e cila të paktën me sa është thënë deri tani, ka patur qëndrime të diskutueshme në historinë e popullit shqiptar, ashtu sikurse edhe qëndrimet e shumë e shumë familjeve dhe figurave të tjera të mëdha historike të Gjakovës, Kosovës dhe Shqipërisë. Por duhet evidentuar që në shumë raste opinionet dhe jo faktet dhe analiza e fakteve dhe rrethanave, për mbartësit e tyre kanë mbetur të arshivuara në bazë të anatemimeve politike sipas kohërave e të pa mbështetura në prova, fakte dhe argumenta të specialistëve të paanshëm të fushës e periudhës përkatse.
Në këtë kuadër trajtimi i problemit, Gani Beg Kryeziu ka patur të veçantat e veta të cilat i formësoi duke nxjerrë mësime nga ato histori të diskutueshme (në shumë raste historikisht të paragjykuara dhe të anatemuara jashtë fakteve e rrethanave) është figurë e verifikuar kombëtarisht dhe qëndrimet e tij renditen në nivelin e qëndrimeve të figurave më të mëdha të kombit shqiptar që i përkasin së paku përiudhës së luftës së Dytë Botërore, etj. Jo vetëm në Gjakovë e Kosovë, por edhe në Shqipëri e kudo ku janë shqiptarët, ka akoma remenishenca të së kaluarës neokomuniste, që errësojnë llogjikën e kthjellët historike, atdhetare e patriotike dhe paragjykojnë pa fakte dhe argumenta figura, veprime e qëndrime që ato regjime (në Kosovë dhe Shqipëri) i kanë denigruar dhe dënuar padrejtësisht. Edhe qëndrimi për figurën e Gani Beg Kryeziut i cili është “objekti” i këtij propozimi, duhet të shërbejnë si njëri nga momentet e kthjellimeve dhe distancimeve ndaj asaj ideologjie pansllaviste që u servir përmes regjimeve komuniste, despotike e antipopullore jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe kudo ku ato vepruan dhe sunduan, ku më shume dhe ku më pak, në lindjen komuniste.
Mandatorët (asamblistat) e Gjakovës, ashtu sikurse edhe tradicionalisht të zgjedhurit e qytetit të Gjakovës që i kanë shërbyer dhe i shërbejnë Kosovës dhe kombit shqiptar, edhe tani më këtë rast, kanë njërin nga momentet historike, të cilët me qëndrimet e tyre racionale, do t’i shërbejnë atij vendi me pjekuri historike, atdhetare dhe patriotike, mënjanuar nga fryma provincialiste e me ndikim nga remenishencat e së kaluarës, etj.
Lidhur me ketë objektiv propozimi, drejtuar Komunës së Gjakovës, po e theksojmë se nga ana e Shoqatës “Bytyçi” është arritur që edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë dhe njëkohësisht kryeqendrën e shqiptarëve kudo ku ata ndodhen në botë, një rruge t’i vihet emri i Gani Beg Kryeziut, përmes vendim nr.70 dt.10 Nëntor 2006, të Këshillit të Bashkisë, Tiranë. Kjo arritje është me vlera të larta morale dhe realizimi i saj u arrit përmes kundërthëniesh të fuqishme që e kanë nënshtruar procesin përmes një verifikimi të detajuar historik.
Kjo figurë historike, si e verifikuar edhe me fakte historike shkencore, tani ka marrë një vend të veçantë edhe në vëllimin 4, të tekstit bazë, “Historia e Popullit Shqiptar”, (botuar në vitin 2008 nga Shtëpia Botuese Toena), produkt i një grupi autorësh, (specialistët më të mirë të fushës dhe periudhës) nga Shqipëria dhe Kosova. (“Historia e Popullit Shqiptar”, autorët). Historiani Dodë Progni (Malësia e Gjakovës, Tropojë) është i pari historian që ka shkruar për Lëvizjen Kryeziu, “LËVIZJA-NACIONALISTE – ANTIFASHISTE “KRYEZIU” (1940-1944).
Masakra e Hereçit: vepër kriminale e udhëheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare”. Gazeta Rilindja Demokratike 1994, “Malësorët dhe Liria” ribotim 2023. Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë me dt.1 Tetor 2005 organizoi Akademi Përkujtimore me
Me dt.25.11.1994 Gani Beg Kryeziu për veprimtarinë e tij patriotike me dekretin nr. 969 është dekoruar nga ish Presidenti i Shqipërisë Dr. Sali Berisha me “Urdhërin e Flamurit Kombëtar” të Kl. I-rë me motivacion: “Pjesëmarrës në Luftën NacionalÇlirimtare si nacionalist, i internuar nga fashistët italianë, luftoj kundër gjermanëve në Malësinë e Gjakovës dhe u vra nga Forcat Jugosllave”.
Me dt.01 Tetor 2005, me rastin e 60 vjetorit të përfundimit tragjik të Lëvizjes së Kryezinjve të Gjakovës, Shoqata e intelektualëve Jakova organizoj në Gjakovë Akademi Përkujtimore ku fjala e rastit u mbajt nga historiani Uran Butka nga Shqipëria. Ai në mes tjerash tha:”Lëvizja Kryeziu” është një nga lëvizjet më të rëndësishme çlirimtare të popullit shqiptar përgjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në kuadër të muajit të kulturës kombëtare Shqipëri-Kosovë “Një Komb, një Kulturë” Shoqata e Intelektuale “Jakova” dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” organizuan në Prishtinë me dt.23 Shtator 2006 në Hotel Grand Prishtina sesionin shkencor me temën bosht: “Lëvizja çlirimtare Kryeziu në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore”. Me atë rast Ministri i Kulturës së Shqipërisë z.Bujar Leskaj,në fjalën e rastit në mes tjerash tha: Të gjithë ne u kemi kemi borgj Kryezinjve, të gjithë ne i kemi borgj lëvizjes së tyre për liri dhe bashkim kombëtar përgjatë Luftës së Dytë Botërore”
Me dt.24.10.2007 Ministria e Turizmit,Kulturës Rinisë dhe Sporteve,Qendra Ndërkombëtare e Kulturës”Arbnori” dhe Radio Televizioni Publik Shqiptar organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Lëvizna Kryeziu 1940-1944”
Me dt.23 Prill 2011 në fshatin Hereç u nderuan me pllakë përkujtimore “Heronjtë e Hereçit” (Masakra e Hereçit) me ç’rast Gani Kryeziu nderohet post mortum nga Bashkia Tropojë me vlerësimin “Qytetar Nderi”
Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, në solemnitetin e mbajtur në Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dekoroi Gani Bej Kryeziun për kontributin e tij dhënë në rezistencën kundër fashizmit dhe komunizmit. Me atë rast, Kryetarja e Kuvendit Znj. Jozefina Topalli familjarëve të tij ua dorëzoi botimin special të Kuvendit të Shqipërisë “Aktet e Themelimit të Shtetit Shqiptar”.
Lëvizja Kryeziu është dekoruar nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me “Urdhërin e Lirisë” me rastin e 8 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Tani se fundit i takon edhe Komunës së Gjakovës që të mbajnë qëndrimin e vet racional lidhur me këtë figurë emblematike dhe gjykojnë e të pranojnë propozimin e shoqatave tona. Qendrimi juaj edhe për këtë rast dhe jo vetëm për këtë, përveçse një detyrim kombëtar e patriotik për vlerësimin e historisë së lavdishme të figurave të popullit të qytetit të Gjakovës, Kosovës e mbarë kombit shqiptar, do të jetë një pjekuri atdhetare e politike me një distancim të qartë nga e kaluara e regjimit antipopullor dhe antikombëtar të regjimit serbosllav mbi Kosovë. E po ashtu edhe një distancim ndaj krimeve të komunizmit në Kosovë, dhe një himn për brezat të cilëve duhet tu përcillet mesazhi se historia e popullit shqiptar nuk fillon në një ditë kur vegjetojnë një shtresë apo tjetër në pushtetet e mundshme poseduese, por ajo i ka rrënjët thellë në vite, dekada dhe shekuj.
Me këtë rast Kryetari i Gjakovës z.Ardian Gjini pranoj përfaqësuesin e shoqatave nismëtare “Bytyqi” dhe “Nikaj-Mërturi” z.Adrian Progni dhe përfaqësuesin e familjes së Kryezinjëve të Gjakovës, z.Zanfir Kryeziu,me ç’rast i informoj të panishmit se ka njohuri për figurer e Gani Kryeziut si prijetar i bashkëpunimit të shqiptarve me aleatët anglo-amerikan dhe kontributin që dha “Lëvizjes Kryeziu” në çlirimin e Gjakovës gjatë Luftës së Dytë Botrore ku në shtator të vitit 1944 në luftën frontale kundër pushtuesve nazi/fashist,dhanë jetën 170 dëshmorë nga kjo lëvizje.
Përfaqësuesi i familjes Kryeziu av.Zanfir Kryeziu me atë rast e fameminderoj kryetarin Gjini për pritje të ngrohtë vllëzërore që i bëri këtij delegacioni.