Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen “Xhabiej” në Shkodër. Mësohet se disa persona kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit në një shkëmbim armësh.
Policia ndodhet në vendngjarje për hetimet e para. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur.