in

Të premten nga ora 15:00 mund të tërhiqen mjetet nga Trusti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e përbashkët për medie, me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, me zëvendësguvernatorin e BQK, Sokol Havolli, si dhe kresuesin e Bordit drejtues të Trustit, Ruzhdi Morina, kanë folur për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, për të cilin thanë se ka nisur puna në zbatimin e tij.

Të premten duke filluar nga ora 15:00 hapet zyrtarisht sistemi që bën të mundur tërheqjen e mjeteve nga Trusti. 

Ndërsa kryesuesi i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina tha janë duke punuar 24 orë në përgatitjen e fillimit të aplikimit për tërheqjen e mjeteve nga qytetarët. Morina ka thënë se sot lansohet faqja e re në internet, që është www.trusti10.org.

Ai po ashtu tha se presin që ata që kanë shumën e mjeteve më të mëdha të aplikojnë para datës 22 dhe 24 të këtij muaji.

“Sot lansohet faqja e re në internet, që është www.trusti10.org, do të jetë një faqe e re e internetit. Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë, vetëm numri personal dhe llogaria bankare, lusim qytetarët që t’i konfirmojnë dy të dhëna për shkak se e lehtësojnë aplikimin. Në rast se këto dy të dhëna janë të sakta nuk do të ketë asnjë problem për aplikim dhe do procedohet tutje. Në bazë të aplikimit presim edhe të bëjmë shpejt pagesën e këtyre mjeteve. Presim që pagesa më e madhe për të gjithë ata që aplikojë para datës 22 dhe 24 të këtij muaji, do të aplikohen para festave të fundvitit”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Kongresi i amerikan Bidenit, angazhim që Serbia ta njohë Kosovën

Masakra në qytetin e Zelandës së re Christchurch nuk mund të parandalohej