in

Masakra në qytetin e Zelandës së re Christchurch nuk mund të parandalohej

 

 Kryeministrja rithekson gabimet në dhëniene e lejeve të armëve.  Hetimi arrin në përfundimin se autoritetet ishin tepër të përqendruar në terrorizmin islamik, shkruan BBC. Por edhe nëse ato hapa do të kishin qenë më të suksesshëm, shtetasi australian, i dënuar me burgim të përjetshëm, në fillim të këtij viti, do të kishte arritur të kryente përsëri sulmin, përfundon hetimi.Policia mësoi pas masakrës që Tarrant kishte përdorur shumë steroide, se ai ishte shtruar në spital pasi u qëllua aksidentalisht dhe se ai kishte vizituar faqen e ekstremit të djathtë, por hetuesit besojnë se kjo nuk do të mjaftonte për të parashikuar sulmin.”Komisioni nuk ka identifikuar ndonjë dështim nga agjencitë qeveritare që do të mundësonin një plan terrorist dhe do të zbulonin përgatitjet për një sulm”,  tha kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern pas lëshimit të raportit.

Por shumë mësime janë nxjerrë që ne duhet t’i marrim parasysh dhe fushat e rëndësishme kanë nevojë për ndryshim “. Ajo theksoi gabimet në lëshimin e licencave të armëve dhe “përqendrimin e papërshtatshëm” në kërcënimin islamik dhe kërkoi falje në emër të qeverisë. Raporti i bën një numër rekomandimesh qeverisë për të forcuar sistemin e sigurisë, siç është krijimi i një agjencie të re të inteligjencës dhe sigurisë dhe që policia të përgjigjet më mirë ndaj krimeve të urrejtjes. Qeveria gjithashtu planifikon të hapë një ministri dhe të studiojë bashkësitë etnike, raporton BBC. Imami i xhamisë së sulmuar Al Noor tha se raporti konfirmon se autoritetet ishin tepër dyshues ndaj komunitetit Islamik në vend që ta mbronin atë, duke shtuar se rekomandimet e komisionit tani duhet të përdoren për të rindërtuar besimin midis policisë dhe myslimanëve.

Lini një Përgjigje

Të premten nga ora 15:00 mund të tërhiqen mjetet nga Trusti

Erdogani përballët me një dimër të vështirë