in

Të paktën katërmbëdhjetë njerëz u vranë e 45 u plagosën në Afganistanin qendror


Në maj kur u sulmua një spital i lindjes në Kabul i drejtuar nga OJQ Mjekët pa Kufij, u vranë 25 vetë, përfshirë gjashtëmbëdhjetë nëna.

Të paktën 14 njerëz u vranë të martën në një shpërthim me dy bomba në qytetin Bamiyan, në Afganistanin qendror, i cili konsiderohet më pak i rrezikshmi në vend, thanë zyrtarët.  “Katërmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 45 u plagosën në shpërthimin e dy bombave”, i tha Zabardast Safi, shefi i policisë Bamiyan, France Presse, duke shtuar se 13 civilë dhe një polic trafiku ishin midis viktimave.

Zëdhënësi i policisë Reza Josufi shtoi se bombat ishin vendosur në dy vende të ndryshme.Tarek Arijan, një zëdhënës i ministrisë së brendshme, konfirmoi shifrat. Provinca e Bamiyan, e njohur për dy statuja gjigande të Budës të shkatërruara nga Talibanët në 2001, konsiderohet si më pak e rrezikshmja dhe më pak konservatore në vend.

Ky rajon malor vizitohet nga turistë të huaj dhe pret gara të skive. Shumica e banorëve janë anëtarë të pakicës Shiite të hazarëve. Pakica është sulmuar vazhdimisht nga grupi i Shtetit Islamik (IS), së fundmi në maj kur u sulmua një spital i lindjes në Kabul i drejtuar nga OJQ Mjekët pa Kufij, duke vrarë 25 vetë, përfshirë gjashtëmbëdhjetë nëna.

Talibanët, të cilët gjithashtu persekutuan hazaret në luftën civile në vitet 1990, thonë se ata nuk ishin të përfshirë në sulm.”Shpërthimet në provincën Bamiyan nuk kanë asnjë lidhje me talebanët,” shkroi zëdhënësi i rebelëve Zabihulah Mujahid në Twitter.

Lini një Përgjigje

Numër i lartë: 13 raste të vdekjes dhe 609 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Bilanc i zi në Shqipëri, 19 të vdekur nga Covid-19 dhe 744 raste të reja