in

Të njohim Kosovën, na qëndroi pranë

Një deputete ukrainase, Irina Friz, ka kërkuar njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Ukraina. Friz ka thënë se Kosova i ka qëndruar pranë Ukrainës në këtë kohë shumë të vështirë. Deputetja po ashtu nuk ngurroi të rikujtonte se Serbia është ndër shtetet e vetme që nuk ka vendosur sanksione kundrejt Rusisë.

“Ne duhet t’u bashkëngjitemi partnerëve perëndimorë që tashmë e kanë njohur Kosovë dhe ta njohim edhe ne. Është koha të qëndrojmë me miq, jo të luajmë me armiq”, ka shkruar Friz.

Më herët Friz ka falemnderuar Prishtinën zyrtare për qëndrimin që ka mbajtur, duke dënuar agresionin rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada Mbretërore Norvegjeze nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Forca Speciale nga SHBA dhe Britania e Madhe bëhen gati për t’u futur në Ukrainë