Frano Kulli
Në vend të një replike me shkrimin: ” Përse At Fishta pranoi të bëhej antar i Akademisë italiane” të Skifter KëlliçitKërkesa përmbyllëse në shkrimin e paradoditshëm me titull ” Përse At Fishta pranoi të bëhej antar i Akademisë italiane”, shkruar nga Skifter Këlliçi e botuar në të përditshmen “Panorama”, drejtuar lexuesve në Shqipëri, Kosovë dhe në diasporën shqiptare se “[ata] kanë të drejtë të krenohen me veprën e Fishtës, por jo me titullin” Akademik i Italisë” vjen në vazhdën e një dëshire të kaherëshme për ta “shkokluar” sa të jetë e mundur figurën e Poetit Kombëtar. Duke i hequr asaj ashkël pas ashkle të vjen të besosh se pesha e rëndë e Fishtës në kulturën dhe etnosin shqiptar, kur rroposja tashma është e pamundur, prania e tij ende “bezdis” (!) Ndaj, ende vjen si një dëshirë e prushtë; gërvishtja e gjetja e do bishtave në veprën e tij letrare të shquar, e cila e kishte kurorëzuar atë “Poet Kombëtar” që në gjallje e në veprimin e tij plot shpirt e të pakundshoq në dobi të kombit të vet, gjithashtu.Arsyeja e kërkesës së autorit të shkrimit, (që nuk vjen për së pari edhe përgjatë këtyre tri dekadave) mbështetet tek përzgjedhja e Fishtës në Akademinë e Italisë, një institucion shkencor e kulturor, nismëtar për themelimin e së cilës, në vitin 1929 kishte pasë qenë Benito Musolini.
Kjo, për autorin e shkrimit është vetëmjaftueshëm për ta injoruar e bërë të paqenë këtë titull për Fishtën tonë. Ani pse, në dijet e mija, një kërkesë si kjo nuk iu është bërë kurrë akademikëve italianë; shkrimtarëve Pirandello, D’Anunzio, Marineti a Ungareti, muzikantëve si Mascagni a Giordano ase shkencëtarëve si Marconi, Fermi etj., të cilët edhe autori i shkrimit i përmend me të drejtë si ndër antarët e parë, themelues të asaj akademie.Në shkrim përshkruhet me vërtetësi e saktësi edhe udhëtimi për në Itali i poetit, i ftuar në akademi si i zgjedhur antar, me 3 qershor 1939. Qortimi vjen se pse Fishta duhej të ishte në përbërje të delegacionit të ftuar me atë rast, i përbërë nga Shevqet Vërlaci (kryeministër), Mustafa Kruja, Marka Gjoni dhe Mihal Turtulli, të cilët aso dite, emroheshin senatorë, tashmë që Shqipëria ishte pjesë e Italisë (!) “Përse të bënte pjesë në një delegacion qeveritar, kur ai quhej Poeti Kombëtar dhe për më tepër ishte klerik (!), shprehet autori. Po le të na lejojë ai, që pas qortimit të vet rreth udhëtimit të “paarsyeshëm” të Fishtës në Romë me prijsat shqiptarë, ta pyesim. Po në Konferencën e Paqes në Paris, 20 vjet më heret, me 1919, ku Fishta ishte antar i delegacionit zyrtar e shtetror a nuk ishte edhe atëherë klerik ?!…
Është rasti të kujtojmë se atë delegacion, ndër më të rëndësishmit e shtetit të atëhershëm shqiptar, e kryesonte një tjetër klerik gjithashtu, hierark i lartë i Kishës Katolikë shqiptare, Imzot Luigj Bumçi. E fjalimi i shkruar nga Fishta, i mbajtur atje nga Bumçi, si dhe veprimi aq i dobishëm diplomatik i atij delegacioni ndihmuan shumë në shpëtimin e dy krahinave shqiptare; bënë që Korça, Gjirokastra dhe Vlora të mos shkëputeshin prej trungut të Shqipërisë së copëtuar mjaft deri atëherë.Më poshtë autori shkruan se: “pasi i njoftoi delegacionit të mësipërm se emroheshin senatorë, Musolini, në një komunikim tjetër që nuk kishte asnjë lidhje me emrimet e mësipërme politike të këtyre senatorëve, me solemnitet ai njoftoi se poeti i madh Gjergj Fishta, për merita të mëdha në fushën e letërsisë, pranohej si anëtar i Akademisë së Italisë.
Dhe vijon: U zgjodh i tillë kur krijimtaria e tij letrare, duke përfshirë edhe “Lahutën e Malcis'”, nuk ishte bërë e njohur në Itali sepse nuk ishte përkthyer në Italisht. Këtu, ai thotë një të pavërtetë. Përkthimi i parë(i pjesshëm) në italisht është bërë para se “Lahuta…” të ishte botuar në versionin e plotë, që është edhe i fundit botim në gjallje të autorit. (1937)Ky është fakt i njohur. Na e përforcon edhe Arshi Pipa, kur shkruan për Jul Bonatin, përkthyesin në fjalë, prelat , njëri prej 38 Martirëve të kishës shqiptare: “E kisha njoftë kur kisha kenë student në Firenze. Ai perpiqej asokohe, me shtypë përkthimin e vet të “Lahutës…” Pa folë pastaj për përkthime të tjera të disa këngëve të Lahutës nga Fulvio Cordigniano (1887-1952), albanolog italian e leksigograf, punim i cili u pat prezantuar në “Orizonte Vaticana”me të cilin një ish student i tij e bashkëvëlla jezuit mbrojti diplomën. Ai përkthim ruhet në Bibliotekën françeskane në Shkoder.Nuk është pra se: “…
Ai ishte një klerik i njohur dhe shumë i respektuar midis besimtarëve katolikë, por edhe myslimanë e ortodoksë, por mbi të gjitha i lexuesve dhe madje edhe i malësorëve analfabetë të veriut, që faqe të tëra të “Lahutës…” së tij i kishin mësuar përmendësh dhe me këtë udhëtim nuk duhej të mbante mbi vete mëkatet e rënda të politikanëve të mësipërm.” Kështu e gjykon artikullshkruesi…, i cili, mesa duket nuk e çmon të rëndësishëm motivacionin e pranimit akademik të Fishtës: poeti i madh Gjergj Fishta, për merita të mëdha në fushën e letërsisë, pranohej si anëtar i Akademisë së Italisë.Po përtej kësaj, jo më shumë se 3-4 muaj më vonë, saktësisht me 23 shtator 1939, në një letër që botohet për herë të parë, Fishta, në tagrin e akademikut, në autoritetin e vet të padiskutueshëm e të pacënuar asnjë grimë dhe në emër të intelektualëve shqiptarë,(dhe jo të “malësorëve analfabetë”) i shkruan Jakomonit, mëkëmbësit në Shqipëri të mbretit Vittorio Emanuele, ku i kërkon që të bëhet e mundur që Norbert Jokli, albanologu i shquar hebre , të cilit, autoritetet e Rajhut i kishin kërkuar që mbrenda 30 ditëve të largohej nga Vjena, të mund të bëhej e mundur që të vinte e të sistemohej në Shqipëri.”Shkëlqesi-i shkruan-do të ishte fatkeqësi e madhe për gjuhën kombëtare shqipe, në qoftëse ky shkencëtar me famë evropiane, që unë e njoh e që me autoritetin e tij të padiskutueshëm, ka mbajtë gjallë interesin e filologëve ma të përmendun për gjuhën shqipe, të jetë i shtërnguem me braktisë Evropen”…
-Lahuten e kishte pëlqyer edhe shkrimtari i famshëm Gabriele D’Anunzio që ishte mik i Musolinit po edhe gazetari e shkrimtari Luigi Federzoni që ishte ministër dhe kryetar i Akademisë.-shkruan Këlliçi. Atëhere do përmendë më shumë se kurrë, sidomos në një rast si ky se Fishta është propozuar për antar në këtë akademi nga kompozitorët Mascagni e Pelosi dhe psikologu, gjithashtu mjaf i njohur Agostino Gemelli , të cilët…nuk ishin fashistë e as nuk kishin pasë mardhënie të mirë me fashizmin .Thua ta kenë pëlqyer lahutën si vepër fashiste ata ?!Në cilin varg nga 15613 vargjet e saj shprehet ndonjë ide a ndonjë farë simpatie për fashizmin ?! Po të tjerë shkrimtarë italianë njohës të saj, që kanë shprehë konsiderata superlative për veprën e Fishtës si Gaetano Petrotta(1882-1952) e Antonio Baldacci,(1867-1950) që s’ishin fashistë ?! Po, Norbert Jokli, shkrimtar e profesor hebre (??) Erwin Stranik, Karl Steinmetzi…,
Maksimillian Lamberz, i cili do ta përkthente në gjermanisht Lahuten ?Fishta ishte i vetëdijshëm dhe e kishte vlersuar ashtu siç qe emrimin e vet në Akademinë e Italisë. Në këtë kuptim s’kish se si ti mungonte kortezia e momentit dhe kjo është e shprehur e asnjëherë e mohuar prej Fishtës. Një dëshmi autentike e kësaj kortezie na vjen nga bashkëkohësia. Është një telegram që Fishta i dërgon Musolinit, me falënderimin për pranimin e tij antar i Akademisë italiane.Padre Fishta al DuceL’accademico Padre Giorgio Fishta ha inviato al Duce il seguente telegramma:” Grazie Duce dell’alto onore del titolo d’accademico d’Italia che per Vostra benevola disposizione mi é stato attribuito e che io considero quale sicuro indice del generozo Vostra interessamento anche per la stirpe albanese, virtû questa ignota sino ad oggi alla diplomazia europea. Padre Giorgio Fishta(At Fishta Duçes. Akademiku At Gjergj Fishta i ka dërguar Duçes telegramin e mëposhtëm (vijues): “Faleminderit Duçe për nderimin e lartë me titullin Akademik i Italisë që falë disponimit (vullnetit) Tuaj dashamirës më është atribuar (dhënë) dhe që une e konsideroj si tregues të sigurt të interesimit Tuaj bujar kundrejt prejardhjes time shqiptare, virtyt që i është njohur deri më sot diplomacisë evropiane.
At Gjergj Fishta”)Ndaj vjen i pasaktë konstatimi në paragrafin e parafundit të shkrimit të Zotit Këlliçi:”Fakti që Fishta nuk ka bërë asnjë deklaratë falënderimi dhe mirënjohje ndaj autoriteteve pushtuese fashiste në shtyp për këtë vlerësim shumë të lartë, pra që emri i tij vihej krahas emrave të personaliteteve më të mëdha të shkencës, kulturës dhe arteve të Italisë, të tillë edhe në botë, tregon se Fishta nuk mund të krenohej me këtë nderim”.Dhe , po kaq a më shumë e pasaktë a e pavend vjen “këshilla” për të mos u krenuar me Fishtën si “Akademik i Italisë”.