in

Të largohet KFOR-i turk nga vendi ynë!

28 maj 2018 FB

Ç’kërkon në Prizren kazerma “Sulltan Murati”  njërit ndër gjakësoret më famëkeq, që e mbuloi në zi Arbërinë? 

Me shkruan Dardani nga Prizreni:”Ushtarët e KFOR-it turk në qytetin tonë e në vendbanimet minoritare myslimano-sllave merren kryekëput me rrethprerjen (synetin-gjymtimin) e djemve shtatë-tetë vjeç, me iftare e me përhapjen e islamit. Nuk ndryshojnë nga talibanët e Afganistanit në punë të fesë islame. Në Prizren na çmenden me organizimin e cirkut primitiv të anadollakëve në kohë ramazani, i nxjerrin fëmijët e shkollave fillore në rrugë që të tundin flamujt turk, shtrojnë rrugica ku jetojnë myslimanët goranë, bullgarë e turq.

Ushtarët turq më mirë të presin “luca” fëmijësh se sa koka shqiptarësh, sikurse dikur, me tha në shaka miku im, duke kujtuar kohë kur ushtria turke vriste e masakronte shqiptarë. Por të habitë fakti se si një ushtri, merret me syneti, organizime iftaresh e cirk anadollak”.

Dardani është i mllefosur me praninë agresive të KFOR-it turk në qytetin e tij, që ia kujton ushtrinë serbe, e cila po ashtu dikur privilegjonte myslimanët goranë, bullgarë e turq.

“Është mirë që Komanda Qendrore e KFOR-it t’i largojë turqit nga Kosova, ashtu sikurse na i solli, sepse KFOR-i turk po e nxit urrejtje fetare, bënë diskriminime raciale, duke i privilegjuar ardhacakët aziatikë dhe duke i diskriminuar vendasit evropianë.

Nuk kemi nevojë që ushtrinë serbe ta zëvendësojmë me ushtrinë turke”, me shkruan ai

Nuk ishte në dorën time t’ia plotësoja dëshirën as t’i ktheja përgjigje.

https://www.facebook.com/enver.bajraliu/posts/1503990336377669

Enver Bajra Hoti

Dje n‘Gjilan në iftarin që shtroi kryetari i komunes Lutfi Haziri, n‘krye tavolines ishte KFOR-i turk!!!

https://www.facebook.com/enver.bajraliu/posts/1503990336377669

Lini një Përgjigje

Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Kosovën drejt BE-së dhe NATO-s

BE siguron vaksina për 70% të të rriturve deri në korrik