in

Të kërkohet edhe dënimi i gjenocidit turko-osman ndaj shqiptarëve

Dibran Gashi

Shumë legjitime kërkesa për të dënuar gjenocidin serb mbi një shekullor ndaj shqiptarëve. Por, si ka mundësi të mos bëhet e njëjta kërkesë ndaj gjenocidit turkosman mbi 5 shekullor ndaj shqiptarëve, i cili për nga përmasat kohore, sasiore e formës së ekzekutimit e tejkalon atë serb?

Bile nga viti 1878 e tutje, këta dy ish pushtues kanë bashkëpunuar ngushtë në realizimin praktik gjenocidal ndaj kombit shqiptar dhe sot e kësaj dite bashkërendojnë veprimet. Shembull konkret është mosshfuqizimi i Marrëveshjës n’mes tyre për shpërnguljen e shqiptarëve.

PS: Shumë ‘friendsat’ e mi në fb. dhe të tjerë po ma shohin për të madhe, kur po dëshmoj se shumë nga liderët tonë, po edhe kjo u.d. e presidentit janë neoturkosmanist dhe s’duan ta drejtojnë gishtin për krimet dhe gjenocidin turkosman mbi kombin tonë.

Bile i quajnë shpëtuesit tonë në bashkëadministrim 5 shekullor, paçka se ata bënë plane dhe i ekzekutuan ato për t’na konvertuar në turqosman ose t’na zhdukin nga faqja e dheut. Pasojat e gjithë kësaj po vazhdojmë t’i vuajmë, qoftë me mentalitetin e ngjizur nga ta dhe prezencen e fuqishme të shtetit turk në trojet tona.

https://www.facebook.com/dibran.i.gashi.7/posts/4010128169017315

Lini një Përgjigje

“Kosovafilmi” vendi ku lindi filmi shqip në Kosovë

Ekzekutimi i efektivit Xhulio Prela, dy persona shpallen në kërkim ndërkombëtar