Kryeministri i Kosovës, nëpërmjet një komunikate në Facebook, informon se të hënën, më 30 nëntor, do të punojnë të gjitha institucionet.
Ky vendim është solidarizim me të gjithë ata që janë në linjën e parë të frontit me pandeminë COVID-19, thuhet në komunikatë. Po ashtu aty shtohet se të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, zhvillohen të premten.
Postimi i plotë i Kryeministrit:
Qeveria e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.
Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.
Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi.
Për shkak të masave në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, institucionet janë duke punuar me staf të përgjysmuar. Ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër, po ashtu në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria.