in

Të dhënat e fundit nga KQZ/ Numërohen 1322 kuti nga 5199 gjithsej

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë të dhënat e fundit që tregojnë se janë numëruar 1322 nga 5199 kuti deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo që vihet re është numri i lartë i votave të pavlefshme. Nga të dhënat e KQZ deri në këto momente janë 19536 vota të pavlefshme.

Nga rezultatet e deri në këto momente duket se Partia Demokratike kryeson Veriun. Ndërkohë në shumicën e qarqeve të Jugut udhëheq Partia Socialiste. Deri në orën 07:31 të mëngjesit të sotëm në Tiranë udhëheq PS me 51.46 %, e ndjekur nga PD me 36.12 %, LSI 6.07 % dhe PSD e drejtuar nga Tomi Doshi, i cili dha dorëheqjen, 2.84 %.

Lini një Përgjigje

Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19

Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit