in

TAKIMI ME FADIL HOXHЁN GJAKOVЁ – 1949

Gani Perolli

 Fadili Hoxha në bisede me Hamit Perollin: “Vetëm na shpëtoi Saidi, se këta të tjerët nuk e shohin diellin më në këtë botë”. Në këtë kohë hala nuk ishte likuiduar Gani Kryeziu.

Nga Gani Perolli     Me 15 Prill, 2021

 

Ka qënë viti 1949 ku neve banojshim në Qarshi të Vogël, dhe duke  shetitë në rrugë te Gjakoves me baben tim, Hamit Perollin, ndeshëm në Fadil Hoxhën. Ata njifeshin mirë mes njeri-tjetrit prej ditëve të luftës nga eksperienca në qadrat e Gani Kryeziu. Neve ishim largua nga Shqipëria ilegalisht në Tetor të vitit 1948. U përshëndetën mes tyre kështu:

Fadili: Tungatjeta, Hamit.

Baba: Tungatjeta, Fadil.

Fadili: Paske dalë edhe ti?

Baba: Po dola, Fadil.

Fadili: A t’u dhimbëtën Kryezinjtë?

Baba: Pse ç’ka i gjeti Kryezinjtë?

Fadili: Vetëm na shpëtoi Saidi, se këta të tjerët nuk e shohin diellin më në këtë botë. Në këtë kohë hala nuk ishte likuiduar Gani Kryeziu. 

Shum më vonë u muar vesh që ai ishte denuar 5 vjet punë të randë fiizike me urdhënin e Aleksander Rankoviqit, që ja kishte dhënë Gjeneralit Petar Brajeviç, të dy armiqë  të perbetuar të shqiptarëve. 

 Brajeviçi kishte ndërmend për të denuar Gani Kryeziun me vdekje. Ai thot kështu: Ditën e tretë të gjykimit m’u lajmrua Aleksander Rankoviqi dhe më pyti çfarë do të jetë akgjykimi. “Me hamendjen time, vdekje” i pergjigja. Atëherë Rankoviqi më shpjegoi që për shkak të intervencës  të një shteti aleat ‘Kryeziu duhet shikuar mes gishtërave”.   

                                                          

2

Prapë te Fadili. Bëhët pytja: ku e diti Fadil Hoxha që Gani Kryeziu nuk do të dilte i gjallë nga burgu? Ai ishte dënuar 5 vjetë burg. Edhe e kemi  përgjegjën për këtë. Sipas arkivave Britanike  të më vonëshme del që Aleksander Rankoviqi i ka dërguar telegram Miladin Popoviqit dhe Fadil Hoxhës, si dy udhëheqë kryesorë të Kosmetit për çështjën e Kryezinjëve. Telegrami thotë kështu: “Urgjentisht na lajmroni pse e burgoset Gani begun dhe pse e pushkatuat te vellain e tij (Hasanin-GP) me 22 përcjellës të tij. Depeshet tuaja janë shum të shkurta dhe nuk shfrytëzoni sa duhet radio lidhjet”.  Kjo korrespondencë atëherë ishte shum sekrete, brenda partiake e Komiteteve të PKJ, atij Federativ dhe të “Obllastit” – Zonës apo Rajonit të Kosmetit. 

Ne atë kohë as liquidimi i Hasanit nuk dihej nga Intelegenca angleze. Ata kërkojshin edhe lirimin e tij, duke mos e ditë që ai ishte eliminuar. Nuk mbetet asgjë për imagjinatën.  E vetmja pytje që bëhët është se ç’far roli ka luajtur Fadili në  vendimin për zhdukjën e tyre. Unë jam i bindur që ai është bashkëfajtor.

 Në letrën që Fadili i shkruan Liri Gegës me 23 Shtator, 1944, i thotë kështu për Kryezinjtë: Nuk kanë besim se më N. Ç. të Jugosllavisë do të fitoj lirinë Kosova, prandaj Kosovën e quajnë si pjesë të pandame të Shqipnisë. Këto Fadili i thot më të drejtë, duke konfirmuar patriotizmin dhe rrugën e drejtë të tyre. Por nuk ishte vetëm Gani Kryeziu e vllazërit Kryeziu, si edhe Llazar Fundo, e baba i im, por ishte shumica dërmuese e tërë popullit të Kosovës dhe të Shqiprisë që kishte të njejtat mendime.

Pse nuk tregoj një fie burrërie Fadil Hoxha gjatë gjith karjerës së tij me thënë njëherë: paska pasë të drejtë Gani Kryeziu. Një gjë që dihej para lufte, gjatë luftës, e që u vertetua pas luftës. Që sllavët nuk ishin për të mirën e Shqiptarëve. Mashtrimi i Komunistave Shqiptar në Kanfërencen e Bujanit eshtë një gjë e habitëshme. 

3

Patriotizmi, burrëria, dhe trimeria nuk u mungoj vëllezërve Kryeziu. Ata që kanë qënë në burg me Gani Kryeziun treguan që në burg ai u miqësua me Shaqë Currin, njeriu që ia kishte djegë shtëpinë, kullën dhe odat në Gjakovë. Sipas dëshmive të të burgosurve Ganiu dhe Sgaqa u shoqëruan në burg. Ganiu harroi dhe ia fali aktin armiqësor të djegies së shtëpive. Shaqa në burg ka thënë se ishte shum i penduar që nuk e paska pas ditur se kush është Gani Kryeziu.

 Në gjykimin e Shaqë Currit në Gjakove, e ftuan Rada beg Kryeziun, villain e Ganiut, të dëshmitoj si deshmitar i akuzës, lidhur me flakën që ia kishte shtirë kullës, në të cilën kishte të drejtën e pronës Rada Begu. Ai deklaroi se kullën e tij dhe shtëpitë së bashku me oda i kanë djegur gjermanët edhe pse e dinte se flakën ia kishte shtirë Shaqë Curri me pasuas të tij. Ja edhe një here, edhe këtu më këtë rast, u provua një burrëri që ishte cilsi e Kryezinjve.

 Edhe në New York, Said Kryeziu u shoqërua me Mehmet Agë Rashkocin, duke ditë që edhe ai së bashku me Shaqë Currin ua kishte shtirë flakën pronave të tij. 

Një skiarim tjetër për Levizjen të udhëhequr nga Gani Kryeziu vjen nga koloneli veteran nga Bytyçi, Isuf Imeraj, në tubimin e seminarit shkencor të 60 vjetorit të qëndresës heroike të  Bytyçësave të Malësisë Gjakovës kundër pushtuesave nazifashist, mbajtur në Tiranë me 23 shtator, 2004,ai konkludon:

“E quaj të nevojshme, që në bazë të shkrimeve, po edhe të qëndrimeve në marrëdhënjet në mes grupacionit nacionalist të Kryezinjëve dhe Lëvizjes Partizane, në platformën në mes tyre, 

Çfar i bashkonte dhe ku daheshin:

-Këto dy grupe në luftën kundër pushtuesit, i bashkonin interest kombëtare dhe krahinora, kryesisht zgjidhja e problemit të Kosovës, që ishte pika më delicate.

4.

-Ajo që i ndante këto grupacione, bashkëvepruese në luftë kundër pushtuesit, ishte: Kryezinjët ishin për formën e demokracisë perëndimore dhe kundër rëgjimit komunist, me orientim pro-sllav”.       

Gjatë qëndrimit të tij në burgun e Sremska Mitrocvicës, Gani Kryeziu pat oferta nga perfaqësues të pushteti Jugosllav për bashëpunim lidhur më rrëzimin e pushtetit në Shqipëri, nga Slobodan Peneziq, i quajtur “Kërcun”, exponent Nr. 2 i nomenklaturë së UDB-es në Jugosllavinë Socialiste. Të gjitha ofertat i refuzoi duke u deklaruar kolegëve shqiptarë të burgosur “Më mirë n’vorr se horr”.

 Jugosllavija kishte deklaruar në New York Times që Komitetin për  Lirimin e Shqipërisë e udhëhiqte Gani Kryeziu. Shif artikullin te botuar në këtë gazetë me 29 gusht, 1949. Fill pas formimit të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, në Paris me 26 Gusht, 1949, ku Said Kryeziu kishte një pozitë të randësishme.

 Përsa i përket ëështje së Kosovës dhe Enver Hoxhës, këtë e spjegon vet Enveri më 18-20 dhjetor 1946 në diskutimin e tij në Plenumin e jashtëzakonshëm të KQ të PKSH. Ai tekstualisht thotë: “Disa anëtarë partie duan se mos kërkojë populli ç’bëhet me Kosovën. Në rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, ai e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. Jugosllavia demokratike është më e avancuar, më përparuar se ne. Interesi ynë është që ajo të jetë e fortë, se me një Jugosllavi të fortë do të ketë paqë në Ballkan. A është në interesin tone të kerkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresiste. Pra, në këtë situate, përkundrazi, Duhet të bëjmë ç’është e mundur që kosovarët të vëllazërohen me Jugosllavët. A ka kush nevojë për skjarim më të mirë për mendimet e Enver Hoxhës ndaj Kosovës.

5.

 Vite me vonë, Enver Hoxha shkruajti librin “Titistët”, por nuk permendi dy Titistët më të mbëdhenjë në Ishullin Ilirik, që ishin vet ai dhe Fadil Hoxha. Asnjë në Kabinetin e Titos në Jugosllavi nuk ishte aqë admiruas ndaj Titos sa ishin këta të dy.

 

  

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Studiuesi i përsosur i trurit: "Shkolla siç e njohim sot, ka mbaruar“

Intervistë me Gani Mehmetajn fituesin e çmimit "Kadare" 2021 Ora News