in

Sulm me bombë në Siri, afër kufirit me Turqinë/ Vriten fëmijë e luftëtarë

Një makinë bombë shpërtheu në një treg perimesh në qytetin verilindor sirian Ras al Ain pranë kufirit me Turqinë, duke shkaktuar vdekjen e disa personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Dy fëmijë ishin midis të vrarëve ndërsa nëna e tyre u plagos në shpërthim. Shpërthimi shkaktoi gjithashtu vdekjen e disa luftëtarëve të mbështetur nga Turqia.

Turqia, e cila është aleate me disa grupe kryengritëse që kundërshtojnë Presidentin Sirian Bashar al-Assad, mori nën kontroll qytetin në vitin 2019 në një ofensivë për të zmbrapsur luftëtarët kurdë sirianë, që Ankaraja i konsideron si grup terrorist./ VOA

Lini një Përgjigje

Pse vetëm amerikanëve iu interesonte shkollimi shqip në jugun e Shqiperisë?

“Shqipëria gati për buzëqeshje”/ Vaksinimi, një sfidë edhe për vendet e zhvilluara