in

Specializantët paguhen përmes subvencioneve gjatë shkollimit

Ministri Zemaj tha se përveç lirimit nga pagesa prej 500 euro për vitin e shkollimit spacialistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, do të mundësojnë që këta specializantë, të paguhen përmes subvencioneve gjatë shkollimit të tyre specialistik, me qëllim që ata ta përballojnë më lehtë krejt procesin e specializimit, deri në përfundim të programit

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj bëri të ditur sot se lirohen nga pagesa e shkollimit specialistik për çdo vit, të gjithë specilizantët me vetëfinancim me kërkesë të Institucioneve shëndetësore private dhe publiko-private dhe nga vetë specializanti të cilët kanë nënshkruar kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në një konferencë për media, bashkë me një grup të specializantëve dhe kryetarin e Bordit Qendror për Shkollim Specialistik, dr. Labinot Shanini, Ministri Zemaj tha se përveç lirimit nga pagesa prej 500 euro për vitin e shkollimit spacialistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, do të mundësojnë që këta specializantë, të paguhen përmes subvencioneve gjatë shkollimit të tyre specialistik, me qëllim që të njëjtit ta përballojnë më lehtë krejt procesin e specializimit, deri në përfundim të programit

“Ky vendim është marrë me qëllim të mbështetjes dhe stimulimit për të gjithë specializantët që kanë nënshkruar kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë për shkollimin specialistik kategoria “specializanti me vetëfinancim” që janë 520 dhe për të mundësuar shkollim specialistik cilësor dhe adekuat, sipas planit dhe programit specialistik”, tha Ministri Zemaj. Ai tha gjithashtu se vendimi është marrë për t’i mbështetur financiarisht specializantët dhe familjen e tij duke iu dhënë mundësimin e shkollimit pa pasur nevojë për pagesë shtesë dhe për të krijuar siguri dhe stabilitet të specializantit në shkollim.

Ne, theksoi më tej Ministri, besojmë që ky është një vendim shumë i rëndësishëm për specializantët që ishin me vetëfinancim dhe për vet familjet e tyre, kështu që nga tani, besojmë që fokusi i tyre do të jetë në arritjen e shkathtësive profesionale, duke qenë falënderues për këtë mundësi të madhe të cilën atyre ua ka dhënë Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria, duke u bazuar në përkushtimin tonë që të mos lëmë mjek pa iu dhënë mundësia që të specializojë dhe të mos lëmë mjek të specializuar pa punë.

Lini një Përgjigje

Kurti konfirmon thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Izrael

Hoxhaj, mirënjohje SHBA-së për marrëveshjen Kosovë-Izrael