in

Hoxhaj, mirënjohje SHBA-së për marrëveshjen Kosovë-Izrael

                   

Kryetari i PDK-së, njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, shpreh mirënjohjen për Departamentin e Shtetit të ShBA-së për këtë moment të rëndësishëm historik.

“E mirëpres vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit. Mirënjohës për udhëheqjen e Departamentit të Shtetit për këtë moment historik të rëndësishëm. Ishte një udhëtim i gjatë deri më sot dhe vlerësoj mbështetjen e miqve tanë në Amerikë dhe Izrael për pavarësinë e Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.

Lini një Përgjigje

Specializantët paguhen përmes subvencioneve gjatë shkollimit

Prezantohet Projekti i USAID-it “Aktiviteti i drejtësisë në Kosovë”