Përfaqësuesi i Spanjës për BE, Pascual Navarro, gjatë paraqitjes para Komisionit të Përbashkët për BE-në, deklaroi se vendi i tij, nuk do të përkrahë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në union.
“Pasi Kosova të ketë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në Presidencën aktuale, në këtë rast Republikën Çeke, duhet të merret një “vendim procedural”, të cilin supozohet se Suedia do ta miratojë që nga janari si Presidencë e re”, tha Navarro.
Por ai tha se Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës.