in

Sot në orën 11:00 konferencë për njoftim lidhur me rastin Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për të njoftuar lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës.

Kështu bëhet e ditur në kalendarin që e kanë publikuar në faqen zyrtare Dhomat e Specializuara.

Kjo seancë do të fillojë në ora 11:00.

“18/11/2020 – 11:00, Konferencë për ecurinë e rastit në çështjen Prokurori k.Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit”, thuhet në njoftim.(GE)

Lini një Përgjigje

Moti sot me vranësira dhe vende-vende me shi

Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milionë vaksina kundër COVID-19, ato do t’u jepen falas qytetarëve