in

Sot do të bëhet rivarrimi i Imzot Mark Sopit në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza

  

Kisha Katolike në Kosovë – Dioqeza Prizren-Prishtinë, të premten, më 15 janar 2021, organizon rivarrimin e Imzot Mark Sopi, me rastin e 15-vjetorit të kalimit të tij në amshim.  Eshtrat e tij që pushojnë në Kishën e Shën Ndout në Binçë, do të barten në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, aty ky tash është bërë rivarrimi simbolik i Imzot Pjetër Bogdanit dhe rivarrimi i eshtrave të Imzot Nikë Prelës vitin e kaluar. Për këtë ditë Dioqeza ka përgatitur një program për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme, të cilin e gjeni në vijim.

PROGRAMI

ORA 11:00 – MESHA E SHENJTË NË KATEDRALEe kryesuar nga Imzot Dodë Gjergji

ORA 12:00 – AKADEMIA SOLEMNE E RIVARRIMITPikë muzikore: Kori i Katedrales PrizrenitDon Shan Zefi: Jeta dhe vepra e Imzot Mark SopitAnton Kolë Berisha: Dëshmi për Imzot Mark SopinDon Lush Sopi: Fjalim në emër të Familjes SopiFjala përmbyllëse: Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioqezës Prizren-PrishtinëPikë muzikore: Kori i Katedrales së Prizrenit

Ceremonia e rivarrimit në Kriptën e Katedrales

Ora 13:00 – Koktej në Agorà

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Pse Serbia i frikësohej Anton Çettes?

Ganiu e nisi betejën “Kosova për shqiptarët”