in

"Skupshtina" e Adem Demaçit dhe "Zajednica"e Vetëvendosjes

E dimë që synimi i Vetëvendosjes është me kuptim zhvlerësues, por pse nuk e thonë shqip Bashkësia serbe. Dhe e paraqesin kuptimin.

Në komunikimin publik me vjet na ka terrorizuar Adem Demaçi me fjalën serbe “Skupshtina”, edhe pse e kishim fjalën shqipe Kuvendi, a Parlamenti, si i thonë në Shqipëri.

Ka vjet që Vetëvendosja e ka nxjerr në tregun e komunikimit publik fjalën serbe ‘Zajednica”, që shqip dmth Bashkësia, apo Asociacioni, sikurse e kanë emërtuar politikisht institucionet tona. Përdorimi i këtyre dy fjalëve serbe (skupshtina dhe zajednica) në gjuhën shqipe, e përdhos gjuhën tonë, duket sikur gjuhës i ka rënë damllaja.

Kjo ma kujton shembullin e keq të gazetarëve dhe politikanëve gjysmë analfabet shqiptarë nga Tirana, kur qytetit të Sarajevës i thoshin Sarajevo, qytetit të Manastirit- Bitola etj.

E dimë që synimi i Vetëvendosjes është me kuptim zhvlerësues, por pse nuk e thonë shqip Bashkësia serbe. Dhe e paraqesin kuptimin.

Lini një Përgjigje

Pse u shpërfillën regjisorët e vjetër

Pavarësinë e Kosovës e kërkuan Ipeshkvi Mark Sopi dhe Dom Lush Gjergji në Kongresin Amerikan