in

“S’kemi më çika e gra për traditë, po veç fëmijë për revolucion”

Rasti i mbrëmshëm i vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së ka tronditur vendin. Reagimet janë të shumta si nga udhëheqësit ashtu edhe nga aktivistët e qytetarët.

Rrezearta Reka, duke konsideruar që ky problem është shumë më i thellë, shprehet se “Çikat i vajtojmë, e për djem lypim recepta.”

Ky është statusi i plotë i Rekës:

Çikat i vajtojmë, e për djem lypim recepta. Çikat i bindim që janë pronë, e djemve ju japim pronë. Gratë kanë detyra, e burrat privilegje. Gratë marrin pushim të lehonisë, burrat marrin leje për alltia. Gratë kanë andrra të vdekuna, e burrat e jetojnë andrrën. Na hala i mshelim sytë kur puthen në televizor, ani që në rrugë, burrat i ngucin gratë e çikat me skenar të porno filmave. Na vjen marre mu përqaf në mahallë, ama s’na vjen marre me rreh gruan në mahallë. Na mbajmë të pame, ama mas tre dite i qesim gratë në rrugë kur t’ju vdes burri, se kanë veç çikë. “Të dua” është dobësi, “të vras” është burrni. Se neve na vjen marre prej dashnisë, ama s’na vjen marre me vra. E krejt këto i “mbështjellim” bukur me traditë. Si qysh i mbështjellim pecetat higjienike në dyqan, se është marre. Ama këtë traditë e ka vra koha, e ne, në vend se e me e varros, hala durojmë se është marre pra! Po fëmijët tonë se kanë borxh trishtimin e edicionit të lajmeve të 11-ve, të edhe një gruaje të vrame. Fëmijëve tonë duhet me ju dhon za: me i shurdhu shpijat, me i vërshu rrugët, me i dridh institucionet, mos mu tut. S’kemi më çika e gra për traditë, po veç fëmijë për revolucion. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vrasja makabre e gruas shtatzënë, protestë në Prishtinë

Vdes ish-gazetari Seremb Gjergji