in

Skandal në Europianin e Peshëngritjes, i vihet flaka flamurit të Azerbajxhanit (ndodhej pranë ekipit shqiptar)

Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes po merr pjesë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po mbahet në Jerevan të Armenisë. Këtë të shtunë është mbajtur edhe ceremonia e hapjes ku skuadrat janë prezantuar me radhë. Kuqezinjtë përfaqësohen me shtatë sportistë, në pesha të ndryshme.

Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj janë pretendentë për zonën e medaljeve.

Por një skandal ka përfshirë eventin teksa një person nga publiku është afruar tek flamuri i Azerbajxhanit dhe i ka vënë flakën. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Kryeministri i Armenisë.

Pas këtij veprimi Azerbajxhani tërhoqi ekipin kombëtar. Ngjarjen Azerbajxhani e konsideroi skandal me prapavijë politike dhe bën me përgjegjësi qeverinë armene. Media armene e identifikoi autorin e djegies së flamurit të Azerbajxhanit si Aram Nikolyan, një stilist armen i akredituar për ceremoninë e hapjes, i cili më pas u arrestua nga policia.

Incidenti erdhi disa ditë pas një tjetër përshkallëzimi të situatës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, kur shtatë persona nga të dyja palët u vranë si pasojë e një konfrontimi të armatosur në një zonë kufitare. Arsyeja e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit qëndron në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Lini një Përgjigje

Sa Kazimir Olenko(Mulla Adnana) ka Kosova sot??!!

Tetovë: Arrestohet anesteziologu që publikoi video të pacienteve nga Gjinekologjia