Shkruan: Sali Rexhaj
Gabimi i parë i prindërve shqiptarë në mërgim fillon shumë herët. Me të filluar fëmijët tanë me shkollim, në parashkollor. Atyre u thuhet se nuk hanë ushqim haram.
Pastaj ata ndahen në tavolina me fëmijë të besimit islam. Aty fillon punën djalli. Me t’u rritur pak fëmijët pyeten nga shoqet e shokët se pasi janë të besimit islam, pse nuk i vizitojnë shkollat e kuranit e xhamitë edhe ata. Kështu i marrin me vete.
Pastaj shpërlahet trurit dhe mbillet urrejtja nga imamët radikalë si dhe nxiten kundër bashkëqytetareve, kundër civilizimit tonw.
Dhe puna shkon aq larg, si ka ndodh me shkuarjen në luftëra të ISIS-it, apo edhe shumë më keq, të vrasin nëpër kryeqytete të Evropës qytetarë të thjeshtë, nga urrejtja që e kanë marr në shkolla të kuranit e në xhami, si dhe në internet e rrjete tjera sociale.
Dhe absurdi është i përkryer. Prindërit nuk janë besimtarë fare, ndërsa fëmijët dalin radikalë te islamit, si në rastin e terroristit islamik të Vjenës.
Unë i kam rritë dy fëmijë në Zvicër, 25 e 17 vjeç. Qe në fillim i kam edukuar se i takojnë civilizimit tonë, i kam mësuar që t’i respektojnë të gjitha besimet, të gjitha racat e të gjitha gjinitë. Të gjithë njerëzit pa përjashtim. Se janë nipa të Gjergj Kastriotit e Nenës Terezë e Shenjtë, si dhe i kam dërguar në Krujë e Lezhë, në Prekaz e të varri i Ibrahim Rugovës dhe në Qafë te Rexhajve të „Memoari i dëshmorëve të Rexhajve“, në Shkrel.
Në fund u kam thënë, putheni tokën e Zvicrës ashtu si e puthi unë tokën e Kosovës sa herë që shkoj atje, ende pa e shkelë më këmbë.
është fat i tyre që jetojnë në Zvicër, në Evropën demokratike, si njerëz të lirë.
Huazuar nga FB e autorit