Vrasja e mbrëmshme në Prishtinë ktheu vëmendjen te familja Krasniqi.
Albert Krasniqin e vrau i ati Skënder Krasniqi me një plumb. Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha ekipet mjekësore, teksa disa orë më vonë trupi i tij u dërgua në Institutit e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sot kur edhe do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës në Dragodan, padyshim se më të rëndë dhimbjen do ta kenë të gjithë familjarët e miqtë e tij.
Albert Krasniqi la pas vetes një vajzë, nga martesa që pati me ish-miss Kosovën, Besa Gashi.
E pas vdekjes së tij ka reaguar edhe vëllai i vogël, Ylli.
Yll Krasniqi është djali i vogël i familjes Krasniqi, e cila udhëheq edhe biznesin ‘Përparimi’. Ylli postoi disa fotografi në rrjetet sociale, teksa zgjodhi të mos shkruajë asnjë fjalë e që padyshim është shumë e kuptueshme pas rastit tragjik i cili ndodhi.
Po ashtu ai njoftoi për varrimin e vëllait të tij.