in

Si e njoha Xhafer Devën

 

  

Nga Gani Perolli

                                                                                

 

Me Xhafer Devën jam takuar së pari në aeroportin e Romës, me 6 nëntor, 1956, kur familja jone, si edhe ajo e Devës po emigronim për SHBA. Na pati prezentuar me te Said Kryeziu. Atëherë kemi udhëtuar me te dhe disa përsonalitete të njohura shqiptare nga Roma në JFK të New York-ut (i cili atëherë quhej Adlewild Airport). Disa nga personalitete tjera ishin Profesor Gaqo Goga nga Korça, njeri mjaft i njohur në Lëvizjen e Legalitetit, Profesor Miftar Spahija, një profesor nga Luma, edhe ky në Lëvizjen e Legalitetit, një ingjinjer nga trojet shqiptare të Maqedonisë që nuk ia mbaj mend emrin, i cili ishte në Lidhjen Katundare.  Ramazan Qosja me familje, Mark Shala nga Malsia e Shkodërs që i perkiste Bllokut Independent, dhe disa të tjerë.

 

Në aeroportin e Romës kishin ardhur shum personalitete të njohura të Komitetin Kombëtar Shqipëria e Lirë, mbasi ata që udhëtonin ishin pjestarë të partive të ndryshme. Në të vërtetë kishim nga të katër partitë kryesore. Balli, Legaliteti, Katundaria, dhe Blloku. Të tri partitë e para ishin anëtare të Komitetit, kurse Blloku nuk bënte pjesë si parti por udhëheqësit e Bllokut, si Ismail Verlaci dhe Ndue Gjomarkaj, ishin pranuar në Komitetin Kombëtar si individë.

 Në aeroport të Romes Said Kryeziu e paraqiti tim at te z. Deva kështu: Ky është Hamit Perolli nga Hasi, biografinë e tij nuk e ka shqiptar tjetër. Ky është i biri Gani Perolli.

 Deva kishte një trup mesatar, me një fëtyrë të zeshkët, të rrudhur, serioze, dhe anipatike. Me syza, dukesh si 60 vjeçarnë atë kohë. Ai kishte ardhur në aeroport së bashku me gruan Austriake dhe dy femijë të gruas, me të cilët udhëtoj për në Amerikë. I treti femij nuk ishte me ta. Me Said Kryezinë kishin qënë kundërshtar politik gjatë luftës, por më vonë kishin arritë njëfar marrëveshtje pas formimit të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, në Paris në gusht të vitit 1949. Këtë marrëveshtje vetë Deva e ka spieguar 

kështu në shtepinë tonë në Boston: “Pas formimit të Komitetit shkova tek Said Kryeziu dhe i thashë që aleatët e mi e kishin humbur luftën dhe aleatët e tij e kishin fituar.  Kështu që sot e prapa unë dhe ata që vijnë pas meje jemi ushtar tuaj, i thashë. Deva tha që Said Kryeziu i kishte thënë që derisa të jemi në mëgrim jemi vëllezër dhe nuk kemi as ushtarë as gjenerala. Kur të kthehem në atdhe do veprojmë secili sipas pikëpamjeve tona”. Deva e çmonte shum Said Kryeziun në përgjithësi, dhe e çmonte faktin që ai nuk e kishte përulur gjatë kësaj bisede. Disa vite më vonë këtë bisedë ma ka përseritur Said Kryeziu fjalë për fjalë. Deva ka qënë nga Mitrovica por perjardhjen a ka nga fshati Devë i Gjakovës. Familja e Devës kanë pas shkuar në Nish ku kanë pas kriuar një tregëti. Madje ata më vonë janë këthyer në Mitrovice.

Në Amerikë, familja e jonë së bashku me familjen e Deves u vendosen në qytetin e Boston-it. Fotografia e tërë Familjes Perolli figuron në gazetat New York Daily News, Christian Science Monitor, dhe The Albanian-Amerikan, një gazetë e botuar në Boston nga shoqata e Veteranëve Shqiptaro-Amerikan të Luftës së Dytë Botërore. 

Kur erdhëm në Boston unë të nesërmen fillova punë në hotelin Statler, hotel i cili atëherë ishte hoteli më i njohur në këtë qytet. Unë merrësha ushqimet nga guzhina dhe i çoja tek restoranti, kurse Deva punonte në kuzhinë si kuzhiner, me atë kapuqin e bardhë të guzhinerit. Vite më vonë kur i tregova Ibrahim Farkës, një personalitet nga Tirana që ishte nënkryetar i Lidhjes Katundare, ai më tha: “Pse nuk ia more një fotografi ashtu si kuzhinier, që t’a kishim”. Në hotelin Statler edhe Deva edhe une kemi filluar punen me 9 Nandor, 1956.

Nje dite pas ardhjes në Amerikë. Na ka punsuar Manageri Shqiptar, Vasil Karolli, njeri që ka qënë në shtabin e gjeneralit Eisenhower gjate luftës së Dytë Botërore. Ai i ka zënë kos Gjeneralit i cili e pëlqente shum. Shum është shkruar për Xhafer Deven, sesi CIA e ka sponsorizuar për në Amerikë, e sesi atij i ka gjetur punë, etj. E verteta është që familja jonë edhe të gjithë ata që kanë udhëtuar me neve kanë përfituar prej një ligji që e pat firmosur President Eisenhower në atë kohë. Asgjë tjetër nuk ka pasur.

Deva shum fund jave na vizitonte në shtepinë tonë. Më kujtohët që gjithënjë refuzonte me marrë kafenë i pari duke i thënë nenes sime: Ne nuk e meritojmë, sepse e humbëm luftën. Jepua gravëve më parë.

Zoti Deven kam pasë rast me e njohë edhe më mirë kur ay banonte në apartmentin e Destan Berishes në 156 Allen Street, New York, ku ishte qëndra e Shqipëtarëve që kishin ardhur në Amerikë pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk e dijë se ku e kishte familjen në atë kohë, por nuk ishin me te. Unë e kam njohur Dostanin në New York. Ai ka qënë nga Bellusha e Prizrenit. Ka pas hikur nga Shqiperia me grupin e Muharrem Bajraktarit. Ka qënë admiruas dhe mik i sinqertë i Xhafer Devës. Ata që kanë udhëtur për në Greqi me Dostanin thonë që ka qënë njeri i besuashem dhe trim. Unë gjatë ditës shkojshëm në shkollë dhe punojshëm natën nga ora 4 deri në 12 të natës. Fund javës shkojshëm te Dostani dhe disa herë Deva na pregaditëte drekën. Kishte dëshirë për të gatuar. Nuk ishte mendje madh dhe mjaftë na duronte në biseda. Ay kishte qejf të tregonte më se shumti ngjarje policie që kishin ndodhur, në Llap, Drenicë, Shalë të Bajgorës, etj. Nuk folte shum, dhe gadi hiq, për kohën kur ay kishte qënë Minister i Brendshëm në Shqiperi, dhe jo politike në përgjithësi. E kishte kuptuar që koha e tij kishte kalur dhe nuk pretëndonte. Në Shqiperi kishte pasë qënë i zhgenjyar, dhe shum i dëshpruar. Nganjëherë, përdorëte disa tërma të dobta kur folte për Shqiperinë. Deva me profesjon ka qënë Ingjinjer. familja e tij kanë pasë një fabrikë sharre në Mitrovicë. Me gjithe lidhjet e ngushta që gjoja Deva kishte me Gjermanët, Mitrovica pat mbetur nën administratën e Beligradit.

Deva tek unë nuk ka lënë pershtypje as të një intelektuali as të një politikani. Tek ai kam parë një administrator praktik që iu përshtatëte situatës sipas nevojës, dhe dinte të manovronte mes qarqëve administrative.  P. Sh. Deva ka punuar me agjensitë e informimit të disa shtetëve të ndryshme, gjë që shifet kjart në disa letra të tijë. Nuk ishte idealist dhe nuk pengohej nga ndonjë filozofi e caktuar.

Kur formoj Lidhjen e Prizrenit në New York, ai kishte qëllim të formoj një klub social dhe jo organizatë politike. Duke ditur që mungojshin kuadra të afta, dhe ata që ishin me kapacitet nuk do të pranojshin pjesëmarrje në një organizatë të kryesuar nga Deva. Në atë kohë ishte tabu që organizatat Shqiptare në mërgim të kryesohëshing nga përsonalitete që kishin bashkepunuar me okupatorët Italjan ose Gjaerman. Edhe aleatët Anglo-Amerikan nuk përkrahshin këto përsonalitete. Kjo ishte arsyeja që Blloku Indipendent nuk u pranua si parti në Komitetin Kombëtar Shqipëria e Lirë.

 Zoti Deva në atë kohë i pat derguar dy emisar te Said Kryeziu që ishin Mehmet Agë Rashkoci, dhe Ali Riza Gashi. Unë kam ndodhur rastësisht te Said Kryeziu.

Porosia e Devës ishte që Z. Kryeziu të marri pjesë në kongres, dhe që do të ishte mirë që Zoti Kryeziu t’a marri në dorë Lidhjën. Said begu u tha kështu: Unë në

Kongres vij, por pjesë active ne Lidhje nuk marr. Ne një rast tjetër ne apartamentin e Destanit ku ishim tubuar disa prej nesh, siq vijshin shpesh te Destani për të takuar z. Devën. Kishin dëgjuar aqë shum për te dhe ishin kurjoz. Një ditë një person nga Dibra i beri këtë pytje Deves: Çka mund të na thuash z. Deva, për Said Kryeziun. Deva u përgjegj kështu: Si Saidi ne kemi pak. Ai prap e pyti sa mendon që kemi. Deva i tha: Në Koosovë asnjë tjetër. Në Shqipëri mund të jenë një ose dy, por si emra nuk mund t’i përcaktoj. Pas disa kohe Deva u largua nga New York-u për në Kaliforni ku jetoj deri kur vdiq. Shum pretendojnë që e kanë njohur Devën mirë, por në të vërtetë e kanë njouh shum pak. Unë e kam njohur atë rastsisht, jo pse ishim orvatë për ta njohur. Unë në atë kohë kam pasur qëndrime të kjarta dhe negative për të gjithë ata që kanë bashkpunuar me okupatorët nazi-fashist. Natyrisht në këtë grup bëntë pjesë edhe Deva.

 

Me 8 Gusht, 2014

Lini një Përgjigje

Çfarë do të ndodhte nëse Shqipëria do të bëhej Shteti Hebre?

Shpëtohet 9-vjeçarja nga Afganistani e cila u shit për martesë te një 55-vjeçar