in

Si e mbyllen ambasadën e Serbisë në Etiopi dhe e nxoren me dhunë personelin?

Siç “lajmëron”gazeta Blic e Beogradit,  dhe lajmin e transmetoi sot edhe Portali B=92, 282 ditë pasi ka ndodhur rasti, – në Ambasadën e Serbisë në Adis Abeba (Etiopi), më 23 tetor 2020, ka ndodhur një skandal diplomatik i pashembëllt. Në të vërtetë, atë ditë në ndërtesën e ambasadës kanë hyrë zyrtarë të Etiopisë, pa marrë leje as pa respektuar rregullat e protokollit diplomatik, e kanë nxjerrë me dhunë kujdestarin e ndërtesës, e kanë hallakatur dokumentacionin arkivor dhe gjërat personale të ambasadorit të Serbisë (Aleksandar Ristiq), i cili  atë kohë ka qenë në Serbi. Prej atëherë, objekti është  në dispozicion të zyrtarëve etiopianë, ndërsa ambasadori Ristiq është “në konsultime” në Serbi (pasi s’ka ku kthehet!,v.j.).Në shenj proteste, Serbia e ka ulë nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Etopinë, në nivel të kryesit të punëve dhe prej atëherë ka zhvilluar procedurat për këthimin e objektit në “pronësi”. 

Që të mund ta kthejë objektin, Serbia i ka futur ne loje edhe  pesë republikat e tjera të ish-RSFJ, gjoja se ndërtesa e ambasadës është objekt i sukcesionit midis tyre. Përveç qeverisë së Etiopisë, i kanë dërguar notë të përbashkët edhe përfaqësuesit të atij shteti në Kombet e Bashkuara në Njujork. Por, siç “lajmëron” gazeta, deri tash nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.Në të vërtetë, atë objekt bashkë me tokën/trollin,  që siç thonë, është ndërtesa më e bukur në qendër të Adis Abebes, mbreti Haile Selasi, me dekret mbretëror, ia ka falur Josip Broz Titos, në shenj miqësie, me rastin kur Tito ishte në vizitë zyrtare, si udhëheqës i shteteve të painuadruara dhe kishte mbajtur fjalim në Etiopi (1959). 

Prej atëherë ajo ndërtesë quhet “Shtepia e Titos”, dhe rruga në të cilën gjendet mban emrin e Titos.Me qenë se Tito “nuk ka banuar” në Adis Abebë dhe nuk e ka shfrytëzuar objektin e dhuruar, atë ia ka lënë ta shfrytëzojë Ambasada e RSFJ-së si rezidencë të saj. Shërbimet zyrtare të RSFJ  në vitet e shtatëdhjeta kanë inicuar procedurat për të bartur atë ndërtesë në pronësi të Jugosllavisë, por shteti etiopian kurrë nuk ua ka bartur në pronësi.Në qershor të vitit 2018, regjimi aktual i Etiopisë, duke iu përgjigjur notave të “sukcesorëve”, ka thënë se objekti është pronë e Etiopisë dhe prej atëherë ka kërkuar shpërnguljen e ambasadës prej atij objekti në afatin sa më të shkurtër.  

 Por, me qenë se lakmia e Serbisë për ta mbajtur si “pronë” të vetën atë objekt nuk ka mund të heqë dorë, shteti i Etiopisë e ka marrë mallin e vet në pronësi dhe në shfrytëzim.E me qenë se të dy “mbretërit”: Haile Selasi dhe Tito nuk janë më gjallë, sepse Haile Selasin e rrëzuan nga pushteti në vitin 1974,  me puç ushtarak, e  më pas vdiq (gusht 1975),  ndërsa Tito i shkoi mbrapa në atë dynja (1980),   ata të dy tash “luajnë shah dhe bëjnë shaka”, se si ua kanë lënë sherrin me të cilin do të merren të sunduarit e tyre, edhe pas vdekjes!.Tash Serbia përpiqet të mos i acarojë marrëdhëniet me Etiopinë, nga frika se kjo do t’i kushtojë edhe me shtetet e tjera afrikane në raportet me Kosovën, por megjithatë nuk heq dorë nga kërkesa që ajo pasuri t’i njihet si pronë, në bazë të sukcesionit të ish-Jugosllavisë. Lakmia e koritë gjithkënd.Vërtetë, lajmi nuk ishte taze, por nuk është edhe për ta hedhë posht! Nëse juve nuk ju duket interesant, hiqne prej mendje! (A.F.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Birra Korça-Birra Bregoviç-Qyteti Korça-qyteti Bregoviç

Shqiptarët nuk e kuptojnë patriotizmin e Ramës !