Novosti,Beograd: “VIDEO E turpshme: Shqiptarët publikuan videon se si e marrin në pyetje Nenad Orloviçin – me qese të zezë mbi kokë, lakuriq deri në bel”. Kështu e titullon shkrimin gazeta serbe Novosti.
Në vazhdim nuk ka asnjë video “të turpshme”, madje as foto nga “torturat”. Por kjo nuk e pengon këtë popagandë t’i trajtojë lexuesist e vet budallenj e gjysmëanalfabet që u mjafton vetëm titulli.
Portali vazhdon: -Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç, thotë se shqiptarët kanë postuar një video të turpshme të Nenad Orloviqit, të ulur në dhomën ku po merret në pyetje, lakuriq deri në bel, ndërsa mbi kokë i është vendosur një çantë e zezë.- Pastaj e ndajnë këtë mes tyre, me muzikë të ndryshme dhe mburren se si po e torturojnë serbin, ashtu siç po keqtrajtojnë të gjithë serbët që tashmë janë arrestuar”, vazhdon gënjeshtren ky politikan nga Serbia.
Pjesa më e madhe e mediave serbe shquhen me fushatë luftënxitëse ku ka shpifje të paskrupullta kundër shqiptarëve dhe Kosovës.
Sipas reagimeve, lexuesit e shikusit serb i beson këto marrëzira..