Nga Pastori Femi Cakolli
Ky eshte teksti qe dhespoti i Kosturit Filloreti, nga Kisha Ortodokse Greke, më 20 shtator 1892, e mallkoi rilindesin Petro Nini Luarasin:”
….I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi , në bashkëpunim me propagandën protestante e masone, ka shkuar në fshatra të ndryshme të rrethit të Kolonjës, duke u premtuar emërimin e mësuesve shqiptarë për mësimin e shqipes, një gjuhë e cila nuk ekziston…Ata përhapin Dhiatën e Re, emisarë dhe libra të tjerë që janë kundër fesë sonë të shenjtë dhe që nëna e jonë, Kisha e madhe e Krishtit, ka kohë që i ka shkishëruar dhe djegur në turrën e druve…
Shpallim se kushdo që ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokët e tij, ose pranon mësues shqiptarë, do të shkishërohet nga i madhi Zot, do të marrë mallkimin e etërve të kishës, do ta zerë lebra e Gehazit dhe trupi i tij do të mbetet i patretur dhe do të përdhoset pas vdekjes…
“Petro Nini Luarasi ishte njeri shume i bekuar me perplot drite, ungjill shqip dhe dashuri per Shqiperine. Ai se bashku me Gjerasim Qiriazin themeluan “Vellazerine Ungjillore” te Shqiperise, ne Korce ne vitin 1892.