Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kanë vlerësuar seshtyrja e shkaktuar nga koronavirusi për realizimin e tyre ka kushtuar rreth1.9 miliard dollarë.
Duke cituar organizatorët e këtij organizimi, e përditshmjaYomiuri ka shkruar më 29 nëntor se në shpenzimet e shtyrjes kanë hyrë pagesatpër stafin dhe krijimi i sistemit për rimbursim të biletave.
Komiteti organizator i Lojërave Olimpike synon të prezantojëshpenzimet shtesë, pas konsultimeve me zyrtarë komunalë dhe kombëtarë.
Përpara shtyrjes, organizatorët kanë thënë se çmimi i mbajtjessë Lojërave është 13 miliardë dollarë.
Kur Japonia ka fituar Lojërat Olimpike më 2014, organizatorëtpatën thënë se ky organizim do të kushtonte 7.3 miliardë dollarë. KomitetiOlimpik Ndërkombëtar dhe Qeveria japoneze kanë vendosur në muajin mars që tështyjnë mbajtjen e këtyre Lojërave për një vit, për shkak të pandemisë globale.
LojëratOlimpike tani planifikohet të nisin më 23 korrik 2021, derisa LojëratParaolimpike të nisin më 24 gusht.