Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u shfaq shkurtimisht të hënën në gjykatë, për t’u përballur me procesin ku akuzohet për korrupsion.
Seanca nuk zgjati shumë pasi gjyqtarët pezulluan dëgjimin e dëshmitarëve deri të enjten, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të një prej të pandehurve.
Prokurorët e akuzojnë Sarkozyn se i ofroi një vend pune në Monako gjyqtarit Gilbert Azibert, në këmbim të informacioneve të rezervuara për hetimin mbi të dhe se ish-presidenti kishte pranuar pagesa ilegale nga trashëgimtarja e kompanisë “L’Oreal”, Liliane Bettencourt për fushatën e vitit 2007, shkruan euronews.albania.
Sarkozy, që udhëhoqi Francën nga viti 2007 në 2012, ka mohuar çdo shkelje gjatë hetimeve të kryera mbi të. Ai dhe partia e qendrës së djathtë, Republikanët, thonë se akuzat janë të motivuara politikisht.